PETICIONI – Nisma e veçantë e studiuesit Agron Luka, të shpallen “Qytetarë Nderi” të Shkodrës mbrojtësit e “Rozafës”

Prej pak orësh në rrjetet sociale, ka nisur një peticion i veçantë, mbase edhe unikal përtej Shqipërisë. Studiuesi i mirënjohur Agron Luka, ka hedhur idenë shpalljes “Qytetarë Nderi” të Shkodrës të mbrojtësve të Kështjellës “Rozafa” në harkun kohor të 5 viteve 1474- 1479. Në histori njihen si rrethimi i parë dhe rrethimi i dytë i Shkodrës.


Është periudha, kur pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Arbëria e asaj kohe e vazhdoi rezistencën ndaj pushtuesve osmanë. Kështjella “Rozafa” ishte rezistenca e fundit ndaj pushtimit.

Historia ka shënjuar disa emra, siç është komandanti venecian Antonio Loredano, komandanti i kavalerisë Nikollë Moneta si dhe shumë personazhe të tjera shkodranë që morën pjesë në mbrojtjen heroike të Keshtjellës “Rozafa”.

Në një postim në Facebook, studiuesi Luka shkruan:

“Propozimi me mbledhje firmash dhe online për shpalljen qytetarë nderi të komandantit Venecian Antonio Loredano,komandantit te kavaljerisë Nikolle Moneta dhe një sërë personazhesh tjerë Shkodranë që morën pjese në mbrojtjen heroike të Kështjellës Rozafa në vitin 1474-1479,pamvarsisht nga mundesite modeste,do të financohet nga familja jone… !!!”, ndërsa e shoqëron edhe me videon më poshtë.

Peticioni i drejtohet Bashkisë Shkodër, Këshillit Bashkiak Shkodër, Kryeministrit, Ministres së Kulturës etj. Ndërkohë, ka nisur firmosja online e këtij peticioni, duke klikuar në këtë link: KËTU.

Do të ishte vertetë një risi, që Shkodra e sotme të vlerësojë përmes institucioneve të saj, shkodranët që mbrojtën Kështjellën “Rozafa” 542 vite më parë, duke hyrë në historinë e lavdishme të qendresës kundër pushtuesve osmanë. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel