Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETORI/ 20 vjet pa Nene Terezen, gruan shtatshkurter te veprave te medha

ShkodraWeb 5 September, 2017
nenetereza20vjet
5 shtator 2017, 20 vjet pa Nënë Terezën, gruan trupvogël të veprave të mëdha! E shpallur si Shën Tereza e Kalkutës, ajo është në genet e saj një shqiptare, e lindur më 26 gusht të vitit 1910 me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, dhe ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997.
Më 4 shtator 2016, Papa Francescu e shpalli shenjtore misionaren shqiptare të dashurisë, Gonxhe Bojaxhiun, por ajo mbeti për të gjithë “Nënë Tereza”, siç pati thënë vetë Ati i Shenjtë, duke shprehur mendimin e të gjithëve: do të vazhdojmë ta thërrasim thjesht, Nënë Tereza.
Në këtë 20-vjetor të mungesës fizike të saj, kujtojmë sa pranë ka qenë dhe është ajo në jetën shpirtërore.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta në rang botëror, duke përfshirë edhe Çmimin Nobel për Paqe.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.
Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Francescu në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën shenjtërimit nga Kisha Katolike e Romës.
Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.
Për të nderuar figurën e saj po rikujtojmë në këtë 5 shtator fjalët që tha Papa Françesku për Nënë Terezën, duke e ngritur në lartësinë e shenjtërisë:
Papa Francesku ka thënë: “Nënë Tereza, në gjithë jetën e saj, qe bujare e shpërndarëse e mëshirës hyjnore, gjithnjë e gatshme për të gjithë, përmes mirëpritjes e mbrojtes së jetës njerëzore, jetës së braktisur e të flakur tutje….
U angazhua në mbrojtje të jetës, duke theksuar vazhdimisht se “kush nuk ka lindur akoma, është më i ligshti, më i vogli, më i mjeri” e duke ia njohur dinjitetin, që ia jep vetë Zoti;…e gjithnjë kundër krimit të varfërisë.
E ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre. Për Shën Terezën, mëshira ishte “kripë” që i jepte shije çdo vepre, ishte “dritë”, që ndriçonte errësirën e njerëzve, të cilët nuk kishin më as lot për të qarë mbi varfërinë e tyre, mbi vuajtjen e tyre.
Misioni i Shën Terezës në rrethinat e qyteteve e në periferitë ekzistenciale, mbetet, në ditët tona, dëshmi që flet vetë për afërsinë e Zotit pranë të varfërve më të varfër.”
Papa Francesku ka thënë: “Figura simbolike e kësaj gruaje e rregulltareje mbetet modeli i shenjtërisë së mbarë botës së vullnetariatit!
Nënë Tereza, dashuri e dhuruar, larg ideologjive. Kjo veprimtare e palodhur e mëshirës na ndihmoftë ta kuptojmë gjithnjë më mirë se i vetmi kriter i veprimtarisë është dashuria pa shpërblim, e lirë nga çdo ideologji e nga çdo lidhje, që u përket të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race, feje.
Nënë Terezës i pëlqente të thoshte: “Ndoshta nuk e flas gjuhën e tyre, por mund t’u buzëqesh. Buzëqeshja është gjuhë ndërkombëtare!”
Papa Francesku ka thënë: “Ta mbajmë në zemër buzëqeshjen e Nënë Terezës e t’ua dhurojmë atyre, që takojmë në udhën tonë, posaçërisht njerëzve, që vuajnë.
Buzëqeshja e Shën Terezës hap horizontet e gëzimit e të shpresës për mbarë njerëzimin, që e ka humbur besimin e ka shumë nevojë për mirëkuptim e dhembshuri!
Nënë Tereza e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës kjo misionare e Bamirësisë i bënë krenarë, jo vetëm shqiptarët nga rrjedh gjaku i saj por të gjithë që i ka njohur në këtë jetë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rrefimi i Merita Brama: Nuk dua te kem fatin e Fildesit…
Artikull pasardhës: FORMACIONET/ Shqiperia me ekip sulmues ne kerkim te fitores

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.