Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETORI/ 146- vjetori i lindjes se At Gjergj Fishtes, aktivitete ne Shkoder dhe Lezhe

ShkodraWeb 23 October, 2017
atGjergjF

SHKODER – Nxenesit e qytetit te Shkodres kane perkujtuar 146 vjetorin e lindjes se poetit, intelektualit dhe politikanit shqiptar At Gjergj Fishta.  Kjo figure shume dimensionale dhe e rralle per kombin shqiptar, “erdhi” ne sallen e biblotekes se Shkodres permes interpretimeve dhe poezive te gjimnazisteve te qyteti. Te pranishem ishin mesues, intelektual dhe drejtues te arsimit. /tv1-channel.tv/

LEZHE – Në përvjetorin e 146 të lindjes së Gjergj Fishtës, u zhvillua një aktivitet përkujtimor të organizuar nga biznesi i Agro-Turizmit “Mrizi i Zanave” dhe komuniteti i fshatit Fishtë.

Fëmijët mbollën vullnetarisht pemë, në komunitetin e tyre dhe në këmbim Agrobiznesi “Mrizi i Zanave” u  dhuroi libra dhe mjete të tjera shkolle.

Fëmijët e shoqëruan aktivitetin përkujtimor me vjersha të poetit, me këngë e valle të zonës ku lindi at Gjergj Fishta.

Gjergj Fishta u lind më 23 tetor 1871. Studimet e para i kreu ne Seminarin françeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit, ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Studimet e mëtejshme i mori në Bosnje, ku studioi filozofi dhe teologji.

Fishta  është themelues i shoqërisë Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët,fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare:kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908).
Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër , ku futi shqipën si gjuhë mësimi,pra një akt i tij madhorë.
Më 1913, ai themëloi revistën zëmadhe, “Hylli i Dritës”, (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkëpunoi deri në vdekje.
Fishta ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptarë dhe nënkryetar i tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit(1909) dhe në Konferencën Ndërballkanike më 1930-1931.
Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.
Atë Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. /atsh.gov.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ISIS ne grahmat e fundit, ne 20 dite masakron 116 civile ne vrasje hakmarrese ne Siri
Artikull pasardhës: TRAGJIKE/ Vdes duke ngrene me familjen, dreka kthehet ne mort per 67- vjecarin

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0
fushe arrez renea 2025

FOTO – Kush janë personat e armatosur, i rezistuan RENEA-s në një banesë në Fushë Arrëz…

ShkodraWeb 24 November, 2025 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.