Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sociale

PËRVJETOR – Shtatë vite nga kalimi në amëshim i imzot Lucjan Avgustinit, u shua shumë para kohe në moshën 53 vjeçare

ShkodraWeb 2 weeks ago

Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Lucjan Avgostini ju dorëzua vdekjes të dielën e 22 majit të 7 viteve më parë, rreth orës 15:00, pas një sëmundje të pashërueshme në kokë. Kleriku i lartë katolik, pak kohë më parë i ishte nënshtruar një terapive intensive, në një prej spitaleve me të mira të Romës, ku u vizitua dhe nga Papa Francesku. Në gjendje aspak të mirë shëndetësore imzot Avgostini u rikthye pak ditë para se të ndërronte jetë, në rezidencën e tij pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejes, ku shërbente me devotshmëri prej vitesh.

Imzot Lucjan Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, të mesmen në gjimnazin klasik në Suboticë, fakultetin teologjik në Zagreb, ku edhe është diplomuar në Teologji Morale. Më 15 gusht të vitit 1989 shugurohet meshtar në Zym të Hasit, nga Imzot Nikë Prela. Me 10 shtator 1989 emërohet ndihmës për botime liturgjike në gjuhën shqipe dhe ushtron detyrën e sekretarit të Imzot Nikë Prelës. Në fillim të marsit 1991 vjen për herë të parë në Shqipëri, si i dërguar i ipeshkvit të Kosovës, Imzot Nikë Prela.

Merr pjesë në hapjen e shtëpisë së parë të murgeshave të Nënës Terezë në Tiranë dhe pastaj në hapjen e Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 1992 emërohet drejtor i Caritas-it të Kosovës, institucion ky, i sapoformuar. Në prill të vitit 1993 emërohet famullitar në Ferizaj. Në vitin 1994, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Kishës në Shqipëri, ofrohet vullnetarisht për mbarështimin e shërbesës baritore në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Si fillim ka ushtruar detyrën e ndihmës famullitarit në Katedralen e Shkodrës ndërsa nga korriku i vitit 1995 emërohet famullitar i saj.

Në vitin 1997, me 24 maj, emërohet prej Atit të shenjtë, Shën Gjon Pali II, Kapelan i tij duke i dhënë titullin Monsinjor. Në vitin 1998 nga Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra emërohet në detyrën e Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Dioqeze. Në dhjetor të vitit 2006 emërohet Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës. Me dt 6 Janar të vitit 2007 shugurohet Ipeshkëv në Katedralen “Nënë Tereza” në Vau-Dejës. Gjatë viteve 2009 – 2012 ushtroi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë. Në vitin 2012 zgjidhet Nënkryetar i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, detyrë të cilën e mbante dhe aktualisht. Imozt Avgostini njihet si vizitori dhe bamirësi I të varfërve. Ai udhëtonte gjithnjë deri në zonat më të thella të veriut të Shqipërisë duke zbutur zemrat e besimtarëve e duke ju ofruar ndihmë mes halleve ku jetonin.

Trupi i Imzot Lucjan Avgostini është vendosur në Kripten e Katedrales “Nën Terezës”.

Continue Reading

Previous: FOTO – Festa përrallore e ditëlindjes së mbesës së politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi, mes të ftuarve VIP edhe Luiz Ejlli me Kiarën…
Next: MINUTA E FUNDIT – Kanosi me mjet prerës, thikë, një 65 vjeçar nga Shkodra, arrestohet i riu nga Vau Dejësi…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.