Shkruan në Facebook shkrimtari dhe regjisori Stefan Çapaliku: Sot feston 60 vjetorin e lindjes Pëllumb Gjona, bashkëpuntori sistematik i pothuajse gjithë bashkëpunimeve të mia me teatrin “Migjeni”. Teatri është shtëpia e tij. Atë e pata fillimisht te drama “Birrë, gozhdë dhe sapun”, ku shfaqet papritmas në skenë duke kënduar dhe kërcyer “Alo, alo ambulanca / zemra ime është sëmurë”.
Më vonë kishte rolin e Miut te “Danimarka, toka jonë”, për të ardhë pastaj me kryerolin e vet te “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”. Ndërkaq bashkëpunimi më i fundit me të ishte kur i dhashë rolin e analistit televiziv te drama “Tre vetë në një varkë…”. Vitin e ardhshëm atij do t’i besohet roli i manaxherit të një “call center” në komedinë “Dasëm gjaku”.
Edhe 100 vjet të tjera Pëllumb Gjona, aktori i madh i roleve të vogla”!