Shkruan në Facebook deputetja e zgjedhur e PS- së për Qarkun Shkodër Edona Bilali: Dy përgjegjësi të reja mu besuan këtë javë:
– Drejtuese politike e qarkut Shkodër.
– Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Përveç nderit e privilegjit për të shërbyer në qarkun dhe fushën time të ekspertizës këto dy përgjegjësi janë dy borxhe akoma më të mëdha ndaj qytetarëve për të qënë përfaqësuese e denjë e tyre.
Kam besimin e palëkundur që me rininë, gratë dhe burrat e 5 bashkive të qarkut Shkodër me të cilët ndajmë dëshirën për ta parë Shkodrën në maje nëpërmjet filozofisë #tanbashkë do ti japim një shtysë të madhe qarkut.
Me Sipërmarrjen, ku kam kaluar 8 vitet e fundit duke ndërvepruar me qindra biznese uroj të kemi arritje të njëpasnjëshme!