Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETOR – Një nga fantazistët më virtuozë të Vllaznisë feston ditëlindjen…

ShkodraWeb 3 May, 2024
IMG_9109

Viktor Briza, një nga fantazistët më virtuozë që ka nxjerrë Vllaznia, feston  ditëlindjen. I datëlindjes 1962, Briza i rritur te ekipet zinxhire te Vllaznise, në sezonin 1980-81 kalon me të rriturit, sezon në të cilin Vllaznia fiton Kupën e Republikës megjithatë Briza është thjesht pjesë e atij ekipi me emra të shquar në rradhët e tij. Një sezon më vonë ndërkohë do të debutonte si titullar me fanellën e Vllaznisë, pikërisht më 25 tetor 1981 në Shkodër në ndeshjen e kampionatit që kuqeblutë fitojnë 2-0 ndaj Naftëtarit, falë golave të shënuar nga Luçi e Vukatana.

Në sezonin 1982-83 luan vetëm 8 ndeshje me Vllazninë, megjithatë jep kontributin e tij që skuadra kuqeblu të shpallet kampione e Shqipërisë. Një sezon më vonë do të ishte ndryshe sepse tashmë ai fiton vendin e titullarit dhe luan 21 nga 26 ndeshjet e kampionatit.

Tashmë emri i Brizës është prezent kudo. Vllaznia e beson lojën e saj në mesfushë pikërisht tek ky lojtar dhe në sezonin 1984-85 luan 22 ndeshje dhe shënon 3 gola, pikërisht ndaj Flamurtarit, Naftëtarit dhe Traktorit.

Në sezonin 1985- 86 luan 21 ndeshje dhe shënon sërish 3 gola, respektivisht në portat e Tomorit, Skënderbeut dhe 17 Nëntorit. Një sezon më vonë, 26 ndeshje në kampionat, të gjitha si titullar dhe 3 gola të shënuar ndaj 17 Nëntorit, Besës dhe Dinamos. Po në sezonin 1986- 87 do të ishte protagonist edhe në fitoren e Kupës së Republikës për Vllazninë.

Madje në finalen e parë ndaj Flamurtarit, atë të luajtur në stadiumin “Vojo Kushi” më 1 qershor të vitit 1987, është njëri nga autorët e tre golave të Vllaznisë në fitoren 3-0 ndaj vlonjatëve (dy të tjerët u shënuan nga Pashaj dhe Rragami), ndërsa dy javë më vonë pas ndeshjes së fituar 3-1 nga Flamurtari, shkodranët fituan trofeun e Kupës dhe Briza padiskutim që ka edhe ai rolin e tij në këtë sezon.

Ndërkohë, sezoni 1987- 88 do të ishte i fundit për Brizën me fanellën e Vllaznisë ai do të luante si titullar në të 36 ndeshjet e kampionatit dhe duke shënuar 4 gola, respektivisht në portat e Dinamos, Apolonisë (2 herë) dhe Labinotit.

Gjatë viteve që ka qenë pjesë e Vllaznisë, Viktor Briza ka luajtur rregullisht me Kombëtaren e të rinjve të Shqipërisë dhe më pas edhe me Kombëtaren Shpresa ndërkohë që ka luajtur edhe në Kupat e Europës dhe në Kupën Ballkanike.

Edhe 100 Viktor Briza, jetë të gjatë e të lumtur!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Kundër Dinamos fitojmë me tifozët”, Brdariç: Në fund Vllaznisë i vlejnë golat dhe 3 pikët…
Artikull pasardhës: Gjysmëfinalja e tretë e basketbollit do të vijojë, luhen 20 minuta Teuta- Vllaznia…0

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.