Emrin ka Ferdinand Bushati, por në Shkodër gjithnjë e kanë thirrur dhe e thërrasin ” Zotni Nardi”! Këtij zotnie i festuan mrekullisht pasdreken e sotme, ajka artistike e Shkodrës por edhe miq të ardhur nga Tirana, 90- vjetorin e lindjes!
Zotni Nardi, drejtor i Qendres Artistike- Kulturore, ish- Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut” në Shkodër, nga viti 1967 deri në vitin 1991, vlerësohet si ndër ato personalitete të kulturës në Shkoder që punuan pa njohur lodhje për edukimin e artistëve të rinj, që do të bënin emër në nivel kombëtar e ndërkombëtar!
Nuk ka këngëtar, instrumentist, aktor, skulptor, piktor, letrar…në Shkoder, nga viti 1967 e deri në vitin 1991, që të mos ketë ketë hedhur hapat e para të talentit në ish- Klubin e Rinisë ” Heronjtë e Vigut”!
Identifikoheshin “imët” nga zotni Nardi me bashkëpunëtorët e tij, “pasaporta” e parë artistike që merrnin këtu ishte garancia e sigurtë në rrugëtimin e tyre edukativ artistik se kishim të bënim me talente dhe jo me “artistë artificialë” që i falen teknologjisë kompjuterike!
Zotni Nardi nuk ka as dekorata dhe as tituj! Punë e madhe, ka mirënjohjen e ARTISTËVE! Kjo eshtë e pazëvëndësueshme! E treguan edhe sot mrekullisht në 90- vjetorin e lindjes së zotni Nardit, këtij fisniku të Shkodrës! /Nga Musa KURTULAJ, publikuar në Facebook/