Myftiu i Shkodrësi Muhamed Sytari është përgjigjur sot nënkryetarit të parlamentit shqiptar Agron Gjerkmarkaj lidhur me debatin për shaminë e vajzave apo hixhabin në shkolla duke hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben qarqeve serbe.
Sytari bëri apel Gjerkmarkajt dhe të gjithë politikanëve dhe akademikëve të tjerë ateistë që të heshtin, pasi ai dhe të tjerë nuk janë thirrur për të futur hundër aty ku nuk duhet.
Deklaratat e myftiut të Shkodrës u bënë gjatë faljes së fundit në Xhaminë e Plumbit, para se ka monument kulture por edhe kulti ti nënshtrohet procesit të restaurimit, falë një financimi të qeverisë turke.
Rastaurimi do ti japë zgjidhje problemit dhjetra vjeçar të përmbytjes nga ujo të kësaj vlere historike, kulturore e fetare të Shkodrës por edhe Shqipërisë.