Shkruan në faqen e toizyrtare në Facebook presidenti i Republikës Ilir Meta: “Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.
I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.
Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.”, përfundon shënimin e tij kreu i shtetit.