Përplasja e një motori me një makinë ka rezultuar fatele për një shtetase 49- vjeçare nga Shkodra, e cila ka përfunduar në Spitalin Rajonal. Sipas njoftimit të policisë, gruaja udhëtonte në motor bashkë me të birin 24- vjeçar, ndërsa është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shtetas 52- vjeçar. Si pasojë, gruaja ka përfunduar në spital, ku ndodhet nën kujdesine mjekëve.
“Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.RR, vjeç 52, banues në fshatin Hot i Ri, pasi më datë 05.06.2018, në rrugën e fshatit Mes, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Honda” të drejtuar nga K.GJ, vjeç 24, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar K.GJ dhe (nëna) shtetësia T.GJ, vjeç 49, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.