Katër makina janë përplasur me njëra – tjetrën në një aksident në rrugën Koplik-Hani i Hotit.
Paraprakisht raportohet se për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona, njëri prej të cilëve dyshohet se është një shtetas nga Mali i Zi.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.