“Për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike”, Meta tjetër thirrje për 2 marsin: Shqipëria jo lavatriçe e pastrimit…

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dale kete mengjes me nje tjeter thirrje per bashkimin e shqiptareve me 2 mars ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa ndan me shqetesim lajmin se Shqiperia ka hyre serish ne listen gri te pastrimit te parave, Meta fton shqiptaret ne beselidhjen e 2 marsit.


“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin”- shkruan Meta ne nje reagim ne faqen e tij ne Facebook.

Reagimi i Presidentit

Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë! 🇦🇱