Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

PËR TË MOS U HUMBUR/ Dasmën e mori lumi për një foto…

ShkodraWeb 4 years ago
1

Të dy me shkollë të lartë. Të dy me smartfona. Të dy me email me pasuord që nuk e zbërthen dot as CIA. U njohën gjatë ceremonisë së promuovimit të një libri të keq të palexueshëm. Ai u mahnit pas saj nga mënyra se si ajo tundëte flokët. Ajo u magjeps pas njohurive të tij në fushën e Letërsisë kur ai i tha; “shum’ nice ky libri” dhe ajo ja ktheu; “goxha cool ky autori”.

U takuan disa herë. Zbuluan binjakërinë e shpirtrave. U fejuan. U martuan. Ndër këngët që u kënduan në dasëm la mbresa të thella “Ristana”. Veçanërisht vargu lotëndjellës; “S’pata pare me të màjte”. Dikush mori në fotografi dhëndërrin duke teshtitur, çka dhëndërrit nuk i pëlqeu. Një çakërrqef nxorri nga brezi një kobure dhe çpoi tavanin. Dy që qenë më esëll arritën t’ja heqin koburen nga duart adhuruesit të Traditës pasi e bindën se kishte ngatërruar shekullin. Dasma po shkonte për bukuri.

Kur befas u vunë re disa lëvizje nervoze të dhëndërrit. Dhëndërri vej-e-vijke me një celular në dorë si i tërbuar. Me gjasa në ekranin e atij celulari duhej të kishte diçka tmerruese. Dasma nisi t’i ngjante një zjarri shkarpash të shndrruar në hi. Në fillim mbyturazi, pastaj me zë të plotë dasmorët nisën të pyesnin të habitur; ç‘ka ndodhur, ç‘po bën vaki ?! Shpejt u muar vesh se njohjen e beftë, shpirtrat binjakë, dashurinë e zjarrtë, fejesën e ëmbël, dasmën dhe martesën e shumpritur, i kishte marrë lumi; Ai dhe ajo nuk do martoheshin, nuk do bëheshin burr’ e grua, nuk do pillnin bastarda.

Pse-pse-pse? pyesnin të gjithë të habitur. Disa të ftuar ja plasën të qarit. Njohja e pasojës por jo e shkakut provokoi pëshpërima dhe psherëtima të shumta. Derisa e mori në dorë situatën një kunat i dhëndërrit. Kunati tha; Na vjen keq që i braktisët tavolinat e të ngrënave dhe i latë të mjera si arena luftrash të humbura. Ishte e paimagjinueshme të ndodhte një hata e tillë me një dhëndërr sa trendy dhe tradicional si kunati im. Por faktet janë kokforta.

Gjithçka është e dëshmuar me një foto që u bë me celular nga një shok për kok dhe mik besnik i dhëndërrit. E vërteta e hidhur është se në foton fatale që u bë sebep për këtë divorc është fiksuar momenti kur gjatë një vallëzimi rock nuses j’u dukën pak brekët. /Nga Edison YPI/

Continue Reading

LAJM PARA: Heroi i Punës Socialiste…
LAJM PAS: OPINION/ Deri këtu jo, ju lutem mos na fyeni !

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

22 hours ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

3 days ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

3 days ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.