Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Pëllumb Xhufi polemizon për Mid’hat Frashërin: Pse edhe një ‘historian leshi’ si unë, s’mund t’i bashkohet hipokrizisë…

ShkodraWeb 17 November, 2018
xhufi midhat frasheri

Si për të prishur atmosferën e ceremonisë për përcjelljen e eshtrave të Mid’hat Beut, që dukej se po ecte paqësisht mes ngazëllimit të mezipërmbajtur të djathtistëve dhe hutimit prej bonjaku të majtistëve, ia befi me një “postim” kontrapedal Adrian Ndreca.

Dikur kam thënë për të se është tipi që çdo nënë do ta dëshironte për dhëndër: simpatik, i kultivuar, delikat e paqësor. Në fakt, është i tillë vetëm në dukje, sepse në realitet Ndreca është një skifter i vërtetë, është Nemesis, perëndia e hakmarrjes dora vetë. Jeta e virtytshme, që e kalon mes refectorium, dormitorium e auditorium të një universiteti katolik në Romë, duket se nuk po arrin ta zbusë mërinë e vjetër të Akilit tonë. Edhe këtë herë, e ka me “komunistët”, d.m.th. padallimisht me të gjithë ata që dalin jashtë radarëve të tij botëkuptimorë, të cilët, pretendon ai, paskan rrudhur buzët për kthimin e eshtrave të Midhat Frashërit. Cili “komunist” ia paska prishur qejfin Ndrecës? Ndonjë nga ata me pushtet, Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruçi… apo, apo Artan Shkreli. Mendja ma thotë se nuk ka arsye pse të jetë i zëmëruar me ta, aq më pak me Artanin, të kudondodhurin “magister elegantiarum” të Kryeministrit, i cili, siç flitet, ka deklaruar se nuk vdes pa ngritur në mes të Tiranës, për qejf të tij dhe të Ndrecës, edhe bustin e Patër Anton Harapit, paçka se për këtë betejë të paautorizuar i kanë hequr veshin edhe nga Vatikani.

Atëherë, me kë e ka inatin z. Ndreca, me gazetarët? Me historianët? Këta, heshtën dhe si shpeshherë i gëlltitën të vërtetat e sëkëlldisura, me përjashtim të historianit të ri, Dr. M. Kasmi, që me taktin që kërkonte momenti, e kujtoi edhe ndonjë “cen” të Frashërlliut. Heshta edhe unë, që zakonisht nuk e mbaj dot gjuhën kur gjykoj se teprohet, siç u teprua, madje me okë, në rastin e ceremonisë për Midhat Frashërin. Nuk fola, sepse jam ndër ata që mendojnë se çdo shqiptar, që është ndjerë i tillë, e ka të drejtën, të paktën, të prehet në vendin e tij, qoftë ai Ahmet Zogu, Eqerem Bej Vlora apo Mid’hat Frashëri. Shqiptarët e kohëve të demokracisë s’kanë pse turbullohen për vendosjen në një varr të thjeshtë të eshtrave të ndonjë shqiptari syrgjyn. Në fund të fundit, kanë duruar pa bëzajtur “gjëma” akoma më të mëdha. Kanë duruar, për shembull, vendosjen në vorreza faraonike, të ngritura me bollëk në tokën shqiptare, të eshtrave të “ushtrisë së Vorio-Epirit”.

Natyrisht, kur është fjala për Mid’hat Frashërin, edhe unë, për ta thënë konfucianisht, kam dhjetë mendime të mira, por kam edhe dhjetë mendime të këqija. Ndaj, edhe nuk iu përgjigja disa ftesave për t’u shprehur për të, pasi do detyrohesha t’i thosha edhe të parat, edhe të dytat. Një historian, qoftë ky edhe një historian si unë (“historian leshi”, më quajti dikur një “politikan stofe”), nuk mund t’i bashkohej hipokrizisë së përgjithshme që shoqëroi ceremonitë për Mid’hat Frashërin. Ndaj gjykova se nuk ishte ky rasti për të folur apo për të përfolur një personalitet aq kompleks. Latinët na mësojnë se për një njeri që varroset, duhet folur vetëm mirë: “sepellituris nihil nisi bene”. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të flas kur individë, si Adrian Ndreca, shkelin brutalisht mbi këtë pakt heshtjeje që mrekullisht u respektua nga të gjithë, për të derdhur vrerin e frustrimeve të veta.

Pellumb-xhufi-mid’hat-frasheriKuptohet, ceremonia e rivarrimit të Mid’hat Frashërit është për Ndrecën vetëm një sebep. Për arsye bukur “të kuptueshme”, ai nuk e njeh dhe as nuk e honeps Mid’hatin. Mjafton të lexosh dy radhë prej tij e do ta kuptosh se në ç’livadhe kullosin mendimet e tij. Gjithsesi, ky i Mid’hatit ishte për Ndrecën një tjetër rast për të trazuar ujërat e për të interpretuar në mënyrë krejt origjinale Luftën e Dytë Botërore dhe protagonistët e saj. Uroj shumë që postimin e tij mos ta kenë lexuar andej nga Ministria e Arsimit, ku prej vitesh kërkojnë ndonjë historian të denjë për të shkruar “si duhet” tekstet e historisë për kalamaqët e Shqipërisë. Me siguri do shushateshin nga aq shkencë e do ia besonin atij, fët e fët, atë punë të vështirë. Por ç’thotë z. Ndreca në postimin e tij. Thotë se Mid’hat Frashëri paska qenë vizionari më i madh i Luftës II Botërore, sepse ndërsa bota rrekej kot të luftonte kundër nazistëve, që s’ishin në gjendje të vrisnin një mizë, ai, Mid’hat Frashëri, e kuptoi kush ishte e keqja e vërtetë e njerëzimit dhe iu dha me mish e me shpirt luftës kundër “monstrës” komuniste. I shkreti Mid’hat, do skuqej nga turpi nga kaq mirësi! Por le të ndjekim interpretimin “alla Ndreca” të historisë. Me një notë të rreptë kritike, Ndreca na thotë se Perëndimi bëri gabim që gjatë Luftës së Dytë Botërore u lidh me “komunistët” (kuptohet, se për Ndrecën “komunistë” ishin të gjithë ata që nuk u llokoçitën në gjirizet e fashizmit e të kolaboracionizmit). Vetëm vonë, tepër vonë, kur në horizont u shfaq “doktrina Truman”, në pozitat antikomuniste të Mid’hat Frashërit “do të rreshtohej pothuejse e gjithë bota e qytetnueme perëndimore”.

Vetëm atëherë,- përfundon triumfalisht Ndreca,- “ata që fituen Luftën e Dytë Botnore do t’i kundërveheshin monstrës që iu bashkue luftës kundër nazizmit jo për me mbrojtë idealet e lirisë, por vetëm pushtetin e vet të lamë me gjak”. Nëse i përmbahemi kriterit kronologjik, “monstra”, që sipas Ndrecës iu bashkua luftës kundër nazizmit për të mbrojtur pushtetin e vet të larë me gjak, rezulton të jetë Stalini, i cili në vitin 1941, viti kur Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania naziste, ishte i vetmi udhëheqës komunist në pushtet. Ndër 200 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik, vetëm ky, sipas Ndrecës, ka qenë i interesuar ta kundërshtonte agresionin e Hitlerit, “antikomunist si ai”. Helbete, arsyeton Ndreca, Stalini duhej të mbronte pushtetin e tij të fituar me gjak. Ata 20 milionë ushtarë, oficerë e qytetarë sovjetikë, burra e gra, që dhanë jetën në epopenë më të lavdishme të shkruar ndonjëherë në mbrojtje të lirisë së tyre dhe të botës mbarë, paskan shkuar dëm kot. Sepse liria, na mëson Ndreca, ka vetëm një armik, që janë komunistët, paçka se këta në Luftën e Dytë Botërore ishin të parët që i vunë gjoksin murtajës naziste, si në Bashkimin Sovjetik, ashtu edhe në Francë, Holandë, Poloni, Itali, Greqi, Jugosllavi, Shqipëri e kudo ku luftohej për nder e liri. Sipas arsyetimit të filozofit të historisë, zotit Ardian Ndreca, Ruzvelti i Amerikës dhe Çërçilli i Anglisë bënë gabim të madh që u lidhën me Stalinin për të luftuar Hitlerin, ia vlente më shumë të bashkoheshin me të për të luftuar “monstrën” komuniste.

Ndaj, përfundon filozofimin e tij Ndreca, jo Presidenti Ruzvelt, por Presidenti Truman është heroi i vërtetë i Luftës II Botërore. Pikërisht ai që urdhëroi hedhjen e bombave atomike në Hiroshima e Nagasaki dhe që në emër të luftës kundër komunizmit, rrudhi liritë demokratike të qytetarëve amerikanë dhe filloi gjuetinë e shtrigave ndaj gjithë atyre që e mendonin ndryshe. Sigurisht, duke interpretuar Luftën II Botërore në dritën e “antikomunizmit”, Ardian Ndreca synon të rehabilitojë jo aq shumë Mit’had Frashërin, sesa modelet e tij të vërteta ideologjike e kulturore, që janë “monstrat” e llojit Miraka, Previzi, Deva, Toska, Dema që historia e vërtetë, jo historia e shkruar prej tij, do t’i kujtojë vetëm si kuislingë, kolaboracionistë e kriminelë të pështirë, të cilët për llogari të pushtuesit kanë vrarë e torturuar të rinjtë e të rejat shqiptare, komunistë e jo komunistë, që i dolën zot vendit kur ky kishte nevojë për trima e për patriotë e jo për lapangjozë.

POSTIMI I PLOTË NË “FACEBOOK” I ARDIAN NDRECËS:

Mendësia komuniste nuk pranon figurat si Mid’hat Frashëri e madje kthimin e eshtnave të tija në atdhe e trajton si nji sfidë. S’e kuptojnë se sfida e vetme që i asht ba shqiptarëve në shekullin XX ka qenë vendosja me dhunë e nji regjimi çnjerëzor si ai i Enver Hoxhës, kundër të cilit ishte rreshtue Mid’hat Frashëri dhe pak para vdekjes së tij, me regjim ma kolaboracionist se ai që iu shit ende pa mbarue lufta Titos e mandej Stalinit dhe përfundoi tue u ba ura qesharake kineze në Europë, nuk besoj se ka ekzistue! Jam i bindun se nji si Mid’hat Frashëri, njeri me kulturë të thellë e me bindje liberale, politikan me orientim perëndimor nuk do ta katandiste Shqipninë në atë gjendje ku e la komunizmi në vitin 1990.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ish- presidenti “nxjerr shpatën”: Fashistëve të rinj do t’u vijë radha, shqiptarët duhet të…
Artikull pas: “Një amerikan misterioz i FBI për të tretën herë në Tiranë, po heton paratë e personave VIP”

TË FUNDIT

dom mark pashkja 2024
  • Aktualitet

NGA DOM MARK PASHKJA – Kosovari…

ShkodraWeb 12 June, 2025
kulla prek cali rexhvelaj 2025
  • Kryesore

NGA MIMOZA REXHVELAJ – Kulla e Prek Calit, turpi që ende peshon mbi ndërgjegjen tonë kombëtare!

ShkodraWeb 11 June, 2025
sali berisha në dy kohe 2025
  • Kryesore

OPINION -Sali Berisha nuk është thjesht një nga kryetarët, ai është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë…

ShkodraWeb 7 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij 16 June, 2025
  • SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën… 16 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025
ridval geraldaAAA likaj postribe 2025
  • Aktualitet

SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij…

ShkodraWeb 16 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.