Xheni Halili është emëruar koordinatore e PS-së në Shkoder. Lajmi konfirmohet nga burime pranë PS Shkodër ku bëhet e ditur se ka qenë vetë kryeministri Rama ai që ka vendosur për një emërim të tillë.
Vendimi është bërë i njohur gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Shkodër ku ky i fundit ka larguar nga kjo detyrë Megi Ajtyresën, e caktuar koordinatore politike për Shkodrën në mes të këtij janari dhe ka emëruar Xheni Halilin në këtë pozicion.
Xheni Hallili nuk është një emër i panjohur për PS- në Shkodër. Ajo ka qenë kryetare e FRESSH për degën e Shkodrës, anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodres. Aktualisht Halili po menaxhon situatën e vaksinimit në krye të Njësisë së Kujdesit Shendetësor në Shkodër.
Xheni Halili ka mbaruar studimet për drejtesi ndërkohe që ka kryer disa specializime jashtë vendit teksa është diplomuar në Master në Suedi.