Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Politika

Pas Ruçit, PD kërkon shkarkimin e Xhafës dhe Ramës: Koka që mbrojnë krimin e organizuar

ShkodraWeb 5 years ago
0

Publikimi në disa media i lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe oficerëve të lartë të policisë në trafikun e drogës, janë fakte të reja që provojnë se në polici nuk po ndodh vetting po zëvendësimi i një kupole mafioze me një tjetër, po ndodh rokada nga Habilajt tek Xhafaj. Një portal publikoi bisedën mes bandës së Habilajve që bënin llogaritë e fitimeve të Saimir Tahirit nga trafiku i drogës. 5 milionë euro në muaj thotë Moisi Habilaj që përdorte për trafik droge makinën e ministrit të Brendshëm. Me paratë që fitonte nga droga Saimir Tahiri mund të shkonte në hënë sipas trafikantëve por në fakt paratë e drogës janë përdorur në fushatë elektorale nga Saimir Tahiri për të bërë Edi Ramën kryeministër.

Me një drejtësi të pakapur nga krimi Saimir Tahiri nuk do të shkonte në hënë siç thonë Habilajt por thjesht do të shkonte në burg duke marrë me vete edhe bosin e tij të vërtetë Edi Ramën. Emsioni “Fiks Fare” zbuloi mbrëmë me zë e me figurë se si një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu është pjesë e krimit të organizuar që trafikon drogën më të shtrenjtë, kokainën. Ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizatat kriminale që trafikojnë drogë. Sipas raportit zyrtar të Shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit.

Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa 3 drejtues të policisë në qarqe të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin janë në arrati. Urdhri i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për pezullimin e policit të përfshirë në trafikun e kokainës është veçse një nga masat propagandistike sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur njësoj si tre drejtuesit e lartë të policisë. Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si vettingu që thotë se do të bëjë vëllai i Agron Xhafës që është dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine. PD shpreh bindjen se pa largimin e Xhafës dhe Ramës si koka që mbrojnë krimin e organizuar në Shqipëri jo vetëm që nuk do ketë vetting në polici por as rend e siguri për shqiptarët. /Deklaratë për mediat e sekretarit të përgjithshëm të PD Arben Ristani/

Continue Reading

LAJM PARA: PROTESTA 27 JANAR/ Lulzim Basha nga Tirana: Edi Rama mbaron po të doni ju…
LAJM PAS: Topalli e nis 2018-ën në sulm ndaj Bashës: Bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Me shumë dashuri nga Shkodra”, ministrja Bilali i tregon koleges Bora Muzhaqi pedonalen e qytetit
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Me shumë dashuri nga Shkodra”, ministrja Bilali i tregon koleges Bora Muzhaqi pedonalen e qytetit

35 seconds ago
FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut

43 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Me shumë dashuri nga Shkodra”, ministrja Bilali i tregon koleges Bora Muzhaqi pedonalen e qytetit
  • FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Me shumë dashuri nga Shkodra”, ministrja Bilali i tregon koleges Bora Muzhaqi pedonalen e qytetit
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Me shumë dashuri nga Shkodra”, ministrja Bilali i tregon koleges Bora Muzhaqi pedonalen e qytetit

35 seconds ago
FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut

43 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

2 hours ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.