Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pas festes…

ShkodraWeb 23 July, 2017
Nga Edmond TUPJA
Nga përvoja ime, kam kuptuar diçka që kurrë nuk ka dalë e pavërtetë: sa herë përgatitem për një projekt të veçantë duke punuar me ngulm për realizimin e tij, gëzohem kur ia arrij qëllimit, por gëzimi im zgjat shumë më pak sesa përgatitja në fjalë, ngaqë koha kalon dhe problemet jetike e venitin shpejt gëzimin e suksesit të arritur, veçanërisht në epokën e sotme plot strese.
 Nisur nga ky përfundim mund t’i pohoj lexueses dhe lexuesit tim të vëmendshëm se përgatitjet e një ngjarjeje të shënuar në shkallë kombëtare janë gjithmonë të ethshme e plot jehonë, sidomos kur kjo ngjarje përbën një “eveniment” apo, siç thuhet tani, “event”.
Pasi kjo ngjarje kalon, veçanërisht kur ajo ka karakter të theksuar politik, fitimtarët e kremtojnë fitoren e korrur me bujë, tubime e premtime në media, ndërsa të humburit përplasen midis tyre duke u orvatur t’ia veshin njëri-tjetrit qyrkun e fajit, por më kot, sepse, sidomos kur bën vapë, askush nuk pranon ta veshë qyrkun në fjalë për katër vjet radhazi.
I tillë ishte rasti i zhvillimit të zgjedhjeve kuvendore të 25 qershorit në përfundim të të cilave sovrani popull (vox populi, vox dei) vendosi triumfalisht për fitoren e Partisë Socialiste, e cila më në fund e përfundimisht do të qeverisë e vetme, pra, vetë vali e vetë kadi, d.m.th. vetë shkruan e vetë vulos, duke pasur në dorë edhe gurin, edhe arrën, qoftë kjo gungë. Në këtë kuadër, duhet pranuar se gëzimi i radhëve të ngjeshura e të bindura të zgjedhoratit socialist është krejtësisht i ligjshëm.
Po, krejtësisht i ligjshëm, veçse festa pas fitores nuk mund të zgjasë pafundësisht, për një mijë e një arsye të cilat nuk kam ndër mend t’i rendis për asnjeri. Është karakteristike për çdo festë në përgjithësi ditëlindje, fejesë, martesë, diplomim, punësim, marrje gradash e titujsh shkencorë etj. etj. – që jeta e përditshme, me problemet, pasiguritë, streset, hallet e ankthet e saj e mjegullon para se ta fashisë gazin e harenë, dehjen e dalldinë e ngjarjeve më të lumtura në jetën jo vetëm të një individi, jo vetëm të një familjeje, por edhe të një populli të tërë, kryesisht si i ynë që, historikisht, priret me kokëfortësi të ngopet me lugë apo, më saktë, me garuzhdë të zbrazët.
Sigurisht, për t’u treguar fisnikë ose, më saktë fair play (siç thuhet, madje edhe shkruhet në modern shqipish), demokratëve, me tesër partie (por edhe pa një të tillë, si puna e Françesk Armadhit), u mbetet t’i përgëzojnë bashkatdhetarët e tyre socialistë, me tesër partie (por edhe pa një të tillë, si puna e Aqif Qifës), për fitoren e bujshme të 25 qershorit.
Vetëm se Vangjel Lezeti, emigrant i nderuar në Itali, njëkohësisht edhe njohës shumë i mirë i gjuhës dhe i kulturës jo vetëm italiane, por edhe frënge, e di fort mirë, falë përvojës së tij të gjatë, se pas festës vjen pasfesta, që jo rrallëherë ta sjell festën rrotull e vërdallë, në kuptimin që dialektika e pamëshirshme gë- zim/zhgënjim është e mbetet aktuale në çdo vend të botës: asnjë qeveri, sado popullore qoftë, nuk mund t’i mbajë, për arsye objektive dhe/ose subjektive, gjithë premtimet që jep gjatë fushatave zgjedhore, prandaj, ndonëse i përgëzoi të afërmit, miqtë e shokët e tij me bindje socialiste për fitoren e 25 qershorit, ai i paralajmëroi ata që të mos dehen e të mos shohin ëndrra me sy të hapur duke pandehur se tani Shqipëria jonë tmerrësisht demokratike do të kthehet në një parajsë të vërtetë shembullin e së cilës duhet ta ndjekin gjithë vendet e botës. Këtë paralajmërim dashamirës ai e mbështeti ndër të tjera, në thënien e famshme të d’Alembert-it, filozof frëng i shekullit XVIII, sipas të cilit “Politika është arti i të mashtruarit të njerëzve”, si edhe, më pranë nesh, në thënien po aq të famshme të një frëngu tjetër, me emrin Albert Camus, filozof e nobelist i shekullit XX, sipas të cilit “Të qeverisësh do të thotë të vjedhësh dhe këtë e dinë të gjithë”!

Post navigation

Previous: Mesazhi i ish- ministrit, uron Bashen dhe falenderon Selamin
Next: Uji, me mire te konsumohet para apo pas ushqimit…

TË FUNDIT

xhesika-ndoja

Këngëtarja e njohur në spital, po kalon vështirësi shëndetësore, familja jep detajet për gjendjen e saj…

ShkodraWeb 30 March, 2026
alen sherri baba

FOTOLAJM – Ish- portieri i Vllaznisë dhe Kombëtares, bën “pritjen” e jetës, bëhet baba për herë të parë…

ShkodraWeb 24 March, 2026
topalli ditelindje 2022

FOTO – Ish- kryeparlamentarja Topalli gjyshe për herë të tretë, pas dy djemve Megi sjell në jetë një vajzë…

ShkodraWeb 18 March, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.