Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: Në lidhje me ngjarjen e datës 24.07.2017 , ku shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale qëlloi mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe plagosi të ëmën, shtetasen Nurie Metallari 47 vjeçe, ju bëjmë me dije se:
Sot më datë 04.08.2017, rreth orës 08:00, ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasja N.M., 47 vjeçe.
Shtetasi M.T., është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.