Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Partitë populiste fitojnë në Itali, vendi nuk ka një mazhorancë të qartë…sërish zgjedhje…?!

ShkodraWeb 5 March, 2018
dimaioSalvini

Shënim i ShkodraWeb

Në 3 italianë, njëri ka votuar “Levizjen 5 Yje” të krijuar nga komiku Bepe Grillo por të drejtuar në këto zgjedhje nga Di Maio. Partitë populiste qartazi kanë triumfuar, nëse do ti bashkohet rezultatit të “5 Yje” ai i Lega-s së Salvinit, në çdo 2 italianë njëri ka zgjedhur populistët.

Berluskoni 81- vjeçar ja doli të ngrejë në krye Qendrën e Djathtë, por duke i hapur krahun Lega-s brenda koalicionit. Shumë kush e konsideron fitore të Di Maio, por në fakt është e Lega-s së Salvinit. Ai ja ka dalë të katërfishojë votat krahasuar me 2013-ën, tanimë jo si Lega Norg por thjesht Lega.

Humbësi i madh i zgjedhjeve është ish- kryeministri Renzi, i cili e katandisi Partinë Demokratike në kufinjtë e 20%. Sipas gjasave apo sipas moralit politik, Renzi duhet të hapë krahun brenda partisë së tij, e cila në fakt u dëmtua nga shumë faktor, por sidimos nga përçarja e brendshme.

Gradualisht, në Itali po përvijohet një skemë e ndarjes së votave. Vullneti i italianëve ka qenë i qartë, por në finale verdikti është disi i çuditshem: Asnjë nga koalicionet apo partitë nuk mund ta krijojë qeverinë e re. Mungojnë numrat dhe në disa raste, edhe bashkimet mekanike të votave nuk mjaftojnë, edhe pse do të ishte një “kapërcim ylberi” politik.

“Levizja 5 Yje” si forcë e parë politike, do të kërkojë ndërtimin e qeverisë. Askush nuk mund të thotë se nga do ti marrë votat që i mungojnë. Qoftë në të majtë, ashtu dhe në të djathtë, kjo forcë politike është parë me armiqësi. Edhe pse duket e pabesueshme, mendoj se me i mundur është një koalicion Qendër Majtë- Qendër e Djathtë. Shëmbulli mund të jetë Gjermania, e cila para pak orëve vendosi rikonfirmimin e një koalicioni të ngjashëm qeverisës. Por mbase, si në Gjermani, do të duhet një kurban dhe në këtë rast, do të jetë Renzi si humbës i zgjedhjeve.

Edhe një koalicion “Lëvizja 5 Yje” me Lega-n, duket thuajse i pamundur sepse spektri politik do të hapej gjërësisht nga ekstremi i majtë në ekstremin e djathtë, pa folur për programet politike aspak të ngjashme. Nga ana tjetër, vështirë të mendohet për momentin, një çarje e brendshme e koalicioneve qoftë të Berlusconi-t apo edhe të Renzi-t.

Ka edhe një alternativë tjetër, sipas meje më e mundshmja. Nëse brenda pak javëve nuk do të mund të krijohet një qeveri me mbështetje solide, mund të lind një qeveri me mbeshtetje nga jashtë. Por historia e re ka treguar se përgjithësisht ato janë teknike. Në kuptimin e jetëgjatësisë së tyre por edhe asaj çfarë marrin përsipër për të bërë. Nëse futemi në këtë skemë, zgjedhjet e parakohëshme politike në harkun kohor të jo më shumë se 2 viteve, janë alternativa më e mundshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT/ Dërgohet i pajetë në spital 10- vjeçari, dyshimet e para janë për…
Artikull pas: Ne, Salvinistët e Italisë…

TË FUNDIT

benet beci turizmi
  • Analizë

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025
fatlum nurja trafiku 2025
  • Analizë

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025
berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.