Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Partia Demokratike ka gati provat per manipulimin e zgjedhjeve te 25 qershorit

ShkodraWeb 9 August, 2017
zgjedhje
Nga Valentina MADANI
Partia Demokratike ka gati dosjen e manipulimit të zgjedhjeve të 26 qershorit. Demokratët mblodhën fakte dhe materiale konkrete për të vërtetuar akuzat e shitblerjes së votave në mbarë vendin nga zyrtarë dhe politikanë të majtë, që gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare ofruan para për blerjen e votave. Kreu i opozitës, Lulzim Basha caktoi një grup të posaçëm pune për mbledhjen e provave të manipulimit, ndërkohë që e këto materiale mësohet se janë finalizuar përmes dy raporteve që do t’i dorëzohen OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndër-kombëtarë për parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Raporti i parë ka detajuar fakte dhe prova për manipulimin sipas tyre të zgjedhjeve, të cilat janë mbledhura nga kandidatët për deputetë. Ndërsa, raporti i dytë është ai i ministrave teknikë, i cili fokusohet në pasqyrimin e përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve publike në fushatë elektorale apo për të devijuar vullnetin e qytetarëve. Për këta të fundit pak ditë më parë, z.Basha tha se do të dorëhiqen sapo të kenë gati raportet. Ky është raporti i parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit, por edhe gjatë procesit të numërimit votave. Në Parti-në Demokratike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat, që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjerë në të gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm, ndërsa në të do të listohen emra konkretë të zyrtarëve, politikanëve apo çdo individi, që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.
Rastet e denoncuara mesë shumti dhe që gjejnë vend në raport janë ushtrimi i dhunës dhe presionit ndaj votuesve, presioni apo shitblerja e votave, apo edhe raste konkrete të denoncuara publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për shembull akuza publike se janë dhënë 200 mijë lekë për çdo pjesëtar familjeje për të mos dalë në votime apo dhe raste të tjera si ai i pretenduar në Kavajë, ku 40 vota janë blerë 100 mijë euro. Ndërkohë, pranë OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, do të dorëzohet edhe raporti i ministrave teknikë, që aktualisht po përpunohet nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia. Raporti i ministrave teknikë pasqyron fakte të mbledhura për përdorimin e administratës publike, përfshirjen e drejtorëve apo vënien në funksion të fushatës elektorale dhe deformimit të votës së qytetarëve asetet e shtetit. Raportet e PD-së do t’u dorëzohen edhe prokurorisë për hetim.  Hartimi i këtij raporti po mban ende në detyrë ministrat dhe zëvendëskrye-ministrin teknik, të cilët morën postet në qeverinë “Rama” pas marrëveshjes së majit. Pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha denoncoi se vota e qytetarëve në 25 qershor është devijuar nga mazhoranca aktuale përmes përdorimit të bandave kriminale dhe blerjes së votës me para të drogës dhe korrupsionit. Me datën 27 qershor, vetëm një ditë pas humbjes së zgjedhjeve, z.Basha deklaroi: “Me gjithë përpjekjet që unë dhe PD bëmë, me dekriminalizimin me denoncimin për drogën, sërish krimi dhe paraja e pistë nuk u ndal. Blerja e votës nuk u ndal. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë që unë nuk kam asnjëherë ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo është një triumf i paligjshmërisë. Unë dhe PD morëm një rezultat zhgënjyes, pro pavarësisht presionit të parasë, mbi 450 mijë shqiptarë refuzuan. Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua, që të mos e ndalim projektin tonë. Është qartë si drita e diellit se droga krimi kanë vetëm një pengesë dhe unë dhe PSD së bashku me qytetarët nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje. Një luftë që do ta vazhdojmë deri në fitore. Nuk fus në një thes socialistët e ndershëm, por në fakt ata janë të mashtruar, pse mandatet nuk kanë dalë prej tyre, por prej bandave”. /GSH.AL/

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- zevendesministri i Rames, sot gazetar, ironizon Shpetim Saracin: Ikja e tij me preu krahet…
Artikull pasardhës: Koordinatori i PD-se Deda: Bashkeqeverisja me PS eshte asgjesim per ne

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.