Pas votimit ne Kuvend te dy anetareve te reja te Gjykates Kushtetuese dhe marrjes se kompetencave te Presidentit Meta, ka reaguar edhe deputeti i opozites se re ne Kuvend Lefter Maliqi. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Maliqi ai thote se ky votim “eshte nje marreveshje e fshehte e mazhorances per te shkelur Kushtetuten”, teksa tregon se sipas tij “pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese”.
POSTIMI I PLOTE
“Te dashur miq, para votimit te dy anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten, pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti,tek Parlamenti ,tek Gjykata e Larte sipas radhes.
Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese.
Domosdoshmeri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kishtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte..Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon,se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp?