Premtim ne fushate zgjedhore: te jetosh ne nje qytet ku cdo banor ka mesatarisht 2 peme dhe merr nje rroge mesatare 900 euro. Sa bukur…!
Nuk po merrem me pemet, pasi ka plas nje gare aritmetike dhe gjen mjaftueshem informacion per te pergenjeshtruar kryebashkiakun. Premtimi i fundit i kryeminstrit: paga mesatare 900 euro. Mashtrim apo premtim i arritshem? Une them premtim i arritshem.
A eshte politike e shendetshme nga ana sociale dhe ekonomike? Aspak. Dhe do ju shpjegoj perse.
Une sot kam nje shtepi. Komshiu im ka 11 shtepi. Per statistikat e kryeministrit, te dy bashke kemi mesatarisht nga 6 shtepi. Uau… Por une vazhdoj te kem nje shtepi dhe komshiu te gezoje benefitet e 11 shtepive. E njejta gje per pagat. Mjafton qe KM te urdheroje 20 apo 30 biznese qe kane perfituar tendera korruptiv apo kontrata koncesionare, qe te rrisin pagat e drejtuesve kryesore dhe premtimi mund te behet fakt. Por kjo page mesatare i perket me pak se 1% e popullsise. Dhe ky eshte shtremberimi me i keq qe mund ti behet politikes se pagave ne nje ekonomi.
Ne grafiket ne vijim, kam paraqitur ecurine e pages minimale dhe mesatare gjate periudhes 2014-2022, si dhe krahasimin sa perqind e popullsise e marrin kete page sipas raportimeve te INSTAT. Ndersa keni filluar te enderroni per pagen mesatare 900 euro, mjafton te kuptoni se sot, rreth 45% e te punesuarve, kane nje page me te vogel se paga minimale prej 40 mije lek (345 euro). Ndersa pagen e premtuar prej 900 euro (100 mije lek) e perfitojne vetem 10% e te punesuarve gjithsej. Paga mesatare ne 2022 eshte rreth 62 mije lek (540 euro) dhe kete page mesatare e perfitojne me pak se 35% e te punesuarve. Para 10 vitesh, kur kryeministri mori timonin e drejtimit te vendit, paga mesatare ishte rreth 47 mije lek (410 euro) dhe kete page mesatare e perfitonin 41% e te punesuarve. Intepretimet i beni vete se ciles fashe i perkisni… /Nga Eli GOLEMI, publikuar në Facebook/