Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 17 °C
në zona e ulëta 5 deri 22°C
në zona bregdetare 10 deri 22°C.