Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Stërgjyshja që do të vazhdojë mandatin e lënë në mes nga Enver Hoxha në vitin 1985…

ShkodraWeb 3 years ago

Me 14 mars të vitit 1985, Enver Hoxhës i kishte mbetur më pak se një muaj jetë. Diktatorin e kishte vënë poshtë sëmundja dhe askush mbi këtë tokë nuk mund ta shpëtonte. Me 11 prill të atij viti, shqiptarët mësuan lajmin se “udhëheqësi legjendar” kishte shkuar në atë botë.

Në një tjetër 14 mars, 36 vjet më vonë, në një studio televizive, një stërgjyshe që ka gati moshën e Enver Hoxhës në 19985- ën, deklaron se “kishte më shumë anë pozitive se anë negative”. E kjo zonjë nuk është as më shumë e as më pak por kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, e cila me një kongres të vetëm, duke ndryshuar emrin nga PPSH, hyri dhe u bë pjesë e sistemit të ri që po lindte në këtë vend.

Duket se historia po përsëritet, më saktë po vazhdon aty ku u këput para 36 viteve. Stërgjyshja Luljeta Bozo ngjan se po vazhdon mandatin e lënë në mes nga Enver Hoxha, që përveç të tjerave, në vitin 1985 ishte edhe deputet.

Pak ditë më parë, qarkulloi edhe një video, kur kjo zonjë, delegate e kongresit të 10- të të PPSH- së, nuk ishte dakort as që partisë ti ndërrohej emri në PSSH siç e ka sot. Kush beson në rastësitë e njëpasnjëshme dhe të shtrira në kohë për gati 36 vjet, nuk ka emër tjetër veçse i pamençur, për të mos thënë budalla.

Edi Rama nuk e zgjodhi rastësisht një zonjë me moshën e Enver Hoxhës në 1985- ën për t’ua propozuar tiranasve e shqiptarëve jo vetëm si deputete në krye të listës por edhe si imazh. Nuk është rastësi që kjo zonjë deklaron se Enver Hoxha “kishte më shumë anë pozitive se anë negative”. Nuk është rastësi as edhe vendosja në krah të saj e një tjetër gjysheje, këtë herë nga radhët e armatës që po lufton “armikun e padukshëm”. Madje, “komandanten” e kësaj armate.

Janë mesazhe të qarta për ithtarët. Ithtarët e Enver Hoxhës por edhe të regjimit të tij 45 vjeçar. Mund të jenë gjyshe, stërgjyshe, 78 vjeçarë apo edhe 58 vjeçarë, mund të jenë bij e bija, nipër e mbesa por që akoma vazhdojnë të krenohen me Enver Hoxhën, ta shohin edhe si idhull. Nën shembullin e “litarit të Nastradinit” që mbeti jashtë pas 1990- ës dhe që kush e di për sa vjet të tjera, do të na pengojë këmbët.

Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë vend. Asnjë personazh nuk nxirret rastësisht nga hija në dritën e diellit. Askush nuk katapultohet ashtu kot pa patur një qëllim të caktuar. Luljeta Bozo nuk po bën asgjë më shumë veçse po vazhdon mandatin e deputetit që 36 vjet më parë, la në mes Enver Hoxha. Po e vazhdon në të njëjtën parti, thuajse në të njëjtat rrethana dhe me një personazh që nuk dëshironte ndryshimin e emrit të partisë së Enver Hoxhës në 1991- in. Sepse stërgjyshja po kthehet në simbol, të riciklimit të së keqes në këtë vend. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Ka më shumë anë pozitive sesa negative”, kandidatja 78 vjeçare e Ramës shokon me pohimin për Enver Hoxhën
Lajmi pasues: FOTO – Kandidatët Aldo Gega dhe Ramadan Likaj prezantohen para strukturave të PD- së në Gruemirë e Kastrat

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

4 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

8 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

4 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

8 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

10 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.