Partia Demokratike ka ndezur motorët e fushatës edhe në Malësinë e Madhe. Strukturat demokrate vijojnë prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj zone Aldo Gega dhe Ramadan Likaj. Ka qenë radha e Gruemirës dhe Kastratit për tu njohur nga afër me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesmarrja në këto aktivitete ka qenë e madhe, shprehje edhe e dëshirës për ndryshim që kanë strukturat e PD- së në M.Madhe. Oratorët që kanë marrë fjalën, kanë bërë thirrje për ti dhënë fund një sistemi korruptiv dhe pushtetit të ligarkëve, të cilët prej 8 vitesh po mbajnë peng vendin dhe zhvillimin e tij.
Hapja e perspektivave të reja për Malësinë e Madhe, zbutja deri në eliminim i fenomeneve si papunësia, emigrimi dhe të tjera të krijuara nga keqeverisja 8 vjeçare e vendit, janë prioritete të kandidatëve të prezantuar në strukturat e Partisë Demokratike. Optimizmi për fitoren me 25 prill, karakterizon strukturat e PD- së M.Madhe.