Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Shqipëria jonë, shoqëri grushtesh…edhe kur nuk janë fizikisht…

ShkodraWeb 8 December, 2022
berisha goditet me grusht 2022 a

Sali Berisha është prekur në pikën e tij më të fortë. Mendohej gjithçka, por që Sali Berisha të goditej fizikisht, me një grusht, i rrethuar nga truproja dhe militantë, në krye të një proteste, ishte e paimagjinueshme. Për çdo politikan shqiptar, në pushtet ose jo, mund të mendohej goditja fizike në rrethana të caktuara por jo për Sali Berishën. Kjo, për të saktësuar se ngjarja e 6 dhjetorit nuk ishte e stisur nga vetë Berisha apo njerët, për të cilët ai ishte në dijeni.

Nuk do të kisha dashur të rihyja në këtë temë sepse kam qenë dhe vijoj të jem kundër çdo akti dhune, ndaj çdokujt. Qoftë ai edhe personi më keqbërës i këtij vendi. Për një arsye të thjeshtë, vetëgjyqësia nuk sjell asgjë të mirë, edhe në kushtet e mungesës së drejtësisë në një vend si ky ku po jetojmë. Më nxiti një koment, jo pak i çuditshëm, i tipit avnirustem, jahstë konteksit të kohës e standarteve që synojmë.

“Nuk jam aspak per dhune, por dhe diplomacia e politizmi nuk pi uje me ca….. Dhe durimi ka nje kufi, ate qe nuk e beri askush, as Amerika, qe ate njeri ta denonte per cka i ka bere ketij populli, vendi, e partise ” se tij”!!!!!! Ishte urrejtje e nje populli krejt ne ate grusht……”, shkruhej në një koment në rrjetet sociale për ngjarjen e javës, ndoshta të vitit apo edhe 30 viteve të fundit.

Sigurisht, rrjetet sociale i kanë dhënë hapësirë çdokujt, një e mirë e keqe në jo pak raste. Përmes rrjeteve sociale, e keqja amplifikohet më lehtë se e mira. Në emër të lirisë së fjalës e shprehjes, më mirë të anarkisë, çdokush mund të shkruajë çdo gjë, duke patur pengesë të vetme vetëm rregullat e Zukenbergut. Me apo pa dashje, edhe këta ndikojnë në krijimin e frymës abstrakte, e cila përmblidhet në një grusht që sot goditi Berishën, nesër mbase Metën, ndoshta edhe Ramën…

Fatkeqësisht, jemi ndërtuar dhe vijojmë të ecim si shoqëri grushtesh. Grushte nga fjalët deri tek falangat e mbledhura. Nuk është çudi, nuk përbëjmë më lajm sepse vijojmë të perceptojmë “të fortët” me shprehjen “hallall i’a baftë Zoti”. Logjika e mendimit dhe veprimit, ndoshta edhe nën trysninë e përditshmërisë jo të lehtë, po ikën pa u ndal nga qenia jonë. Po zëvendësohet dhe jo pa krenari, nga forca, sidomos e të pushtetshmit.

Për më të mençurit, që marrëzisht vazhdojnë të besojnë tek e mira, ligji e drejtësia, hapësira ngushtohet pambarimisht. Deri në atë pikë sa vihet në dyshim nëse janë jashtë sistemit. Sepse grushti, më shumë se fjala, zgjidh punë në këtë vend. Madje edhe fjala është një mjet që prodhon grushte, sepse gjuha mishit është por thyen hekurin.

Është në kufijtë e të pabesueshmes, sot në vitin 2022, akoma ka shqiptarë që gëzohen për grushtet që hanë bashkëkombasit e tyre, pavarësisht nëse i kanë qejf apo jo. Jo vetëm kaq, por do të kishin dashur që të ishte grushti i tyre që do të godiste dikë. Grusht që nis e formësohet nga fjalët, fatkeqësisht të lëshuara poshtë e përpjetë si lopa baglën. Pa teklif, pa menduar për pasojat, në një tru jo shumë normal. /Nga Blerti DELIJA/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Italia zgjohet nga tre lëkundje të njëpasnjëshme, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda e termeteve…
Artikull pas: VIDEO – Berisha rishfaqet dy ditë pas goditjes me grusht me 6 dhjetor, mban syze dielli në takim me ish- presidentin…

TË FUNDIT

vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
muzeu lundrimit shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.