Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Sali Berisha po tërhiqet butësisht nga lëvizja e tij apo po përpiqet “të marrë kalanë nga brenda”…?!

ShkodraWeb 1 year ago

Protesta e 8 janarit 2022 në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, duket se ka sjellë një qasje tjetër të palëve në këtë përplasje politike për lidershipin demokrat. Ndërsa dyerve të gjykatave vazhdojnë seancat për personat e ndaluar, Berisha vijon të jetë aktiv në media. Edhe Basha e mbështetësit e tij janë po kaq aktivë, teksa po prodhojnë e shpërndajnë foto për të faktuar sipas tyre, dhunën e Berishës dhe mbështetësve të tij ndaj selisë blu.

Ndërkombëtarët në Shqipëri, pas deklaratave klishe të ditës së 8 janarit, kanë rënë në një heshtje që nuk flet ose që mund të kuptohet gjithsesi. Nga jashtë, zyrtari i lartë amerikan Escobar ka bërë disa komente të vakëta por që sigurisht do të amplifikohen ose minimizohen sipas interesit të palëve në konflikt. E vështirë të besohet, por mbase ndërkombëtarët kanë rënë dakort se “është çeshtje e brendshme e demokratëve dhe PD- së” ajo që po ndodh.

Sali Berisha vazhdon të jetë i pranishëm thuajse çdo ditë në studiot televizive, përveç “gazetës” së tij siç e quan ai, hapësirën mediatike në Facebook. Artikulimi i tij shpreh vendosmëri në realizimin e qëllimeve, por të lexosh mes rreshtave, mbase kuptohet diçka krejt tjetër. Akoma nuk ka një strategji të mirëfilltë si do të vijojë “revolucioni paqësor” i nisur prej tij. Ndërsa mbështetësit e tij presin, akoma nuk ka një datë për tubim, protestë apo gjetje tjetër për realizimin e qëllimit: Futjen në seli dhe nxjerrjen që aty me “pekule” të Lulzim Bashës.

Ish- kryeministri ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në Kuvend, ku tashmë zyrtarisht do të jetë i rrethuar nga të tjerë deputetë të përjashtuar apo pezulluar nga PD- ja zyrtare aktuale. Më herët, ai kishte thënë se impenjimet me “Foltoren” dhe lëvizjen e tij, kishin nxjerrë në plan të dytë pjesëmarrjen në Kuvend dhe luftën politike opozitare atje. Pra, me këto deklarata të tij, Berisha lë të kuptohet se parësore tashmë nuk është më lëvizja e tij për marrjen e lidershipit në PD.

Duket se kjo linjë veprimi, përforcohet edhe nga njerëz pranë Berishës, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD- së. As grup parlamentar, as parti të re, do të punohet për krijimin e një lëvizje të re opozitare, janë frazat më të përdorura këto ditë. Nuk është çudi që “lufta” nga zotërimi i selisë, të spostohet në Grupin Parlamentar të PD- së, me idenë e bindjes të deputetëve për të mbështetur lëvizjen e nisur nga Berisha. Grupi parlamentar është institucion kushtetues dhe si i tillë, ka një peshë specifike politike të lartë në çdo parti politike. Krijimi i një shumice të mundshme deputetësh në Kuvend, mund ti japë Berishës indirekt lidershipin e PD- së. Berisha e ka pranuar se është në bisedimeme deputetë, por pa publikuar emrat. Edhe pse duket e vështirë, kjo mund të jetë strategji.

Pjesa mediatike ku po luajnë fort palët, është e vetmja pjesë e dukshme por edhe më pak e rëndësishme për “betejën” për PD- në. Ajo është për konsum publik, teksa nervat janë tendosur nga të dy anët. Ka nisur të luhet në pjesën e padukshme të ajsbergut politik, rezultatet nga e cila, vonojnë të duken apo të publikohen. Palët mbase presin kundërshtarin për të bërë lëvizjen e gabuar, deklaratën e pamatur, edhe pse duket se dy anët e barrikadës janë ngurosur.

Sali Berisha është jo vetëm konseguent në realizimin e qëllimeve të tij, por shumë shpesh ka qenë edhe i paparashikueshëm. Këtë e kanë treguar 31 vitet në politikë aktive, në opozitë dhe në pushtet. Përballë ka Lulzim Bashën, një produkt politik të vetin, të afruar, stimuluar e amplifikuar si askënd më parë në PD. Në një kuptim, Basha mund të konsiderohet edhe nxënës i Berishës në politikë. Mbetet të shihet nëse “nxënësi ia ka kaluar mësuesit” apo ky i fundit, nuk i ka mësuar gjithçka atij, duke ruajtur diçka për vete. /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: Vllaznia “braktis” sërish Shkodrën, ja ku e përgatisin kuqeblutë derbin e Superligës me Tiranën…
LAJM PAS: FOTO – Gjykata e Tiranës liron 34 të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e PD- së…

TË FUNDIT

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

31 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

42 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…
  • VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin

TË FUNDIT

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

31 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

42 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.