Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Rrno për me tregue…maskën…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Një ditë s’do të kemi më nevojë me mbajte maskë! Edhe pse nesër parashihet të nisë “era e maskës” në Shqipëri, më shpejt nga sa kujtojmë, ajo nuk do të jetë e navojshme.

Por sigurisht, nën peshën e shtetit, pakkush do të refuzojë zbatimin e urdhërit apo aktit normativ. Pa më to voglin dyshim, por futemi në një periudhë që do të mbahet mend gjatë e natyrisht, do të tregohet në vitet që vijnë për ata që do të lindin apo sot janë aq rë vegjël, sa nuk kanë nevojë për maskim.

Është një situatë të kufijtë e komikes. Ka disa muaj që po flitet për distancim social e pas saj, për nevojën e mbajtjes së një maske. Gjithë problemi janë “stërkalat” (term që po kthehet në makth), të cilat nxjerrim nga goja kur flasim. Nuk ka rëndësi aftësia që ke për të hedhur stërkalat, por minimalisht duhet të qëndrosh 1.5 m larg atij që ke përballë. Kjo zgjidhet lehtë në ditët e sotme. Me ofertat e kompanive celulare, komunikimi zgjidhet…

Pas stërkalave, është problemi i dorës. Mos ia jepni askujt, as të afërmeve, të paktën në rrugë. Pëllëmbën jo, kurse grushtat mund ti ndeshni. Edhe bërrylat, pavarësisht nëse i keni të zbuluar. A nuk është kontakt fizik grusht me grusht, apo bërryl me bërryl kur janë të zbuluar?

Ata që janë biçikleta apo bëjnë aktivitet fizik, edhe rrugëve të qytetit, nuk kanë detyrim të mbajnë maska. Paradoksale, aktiviteti fizik stimulon grumbullimin e stërkalave, të cilat në formë të përmbledhur, nxirren jashtë goje apo hunde. Askush nuk është i sigurtë ose aq preciz sa të përcaktojë ku përfundojnë pështyma (gëlbaza) apo edhe “prodhimet e hundës” gjatë një aktiviteti fizik.

Natyrisht, çdo gjë në këtë arsyetim është hipotetike. Ashtu siç është hipotetike që mbajtja e maskës në mjedise të hapura publike, zvogëlon më maksimum përhapjen e virusit.

E për tu kthyer tek aktiviteti fizik, ku mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme. A është aktivitet sportiv ecja në natyrë? “Ecja sportive” është disiplinë në vete, edhe në Lojrat Olimpike. Ndërkohë, janë me qindra, ndoshta mijëra, që rrugëve të qytetit apo edhe në Shirokë, kryejnë kilometra ecje. Kjo për të mbajtur trupin në formë, për të djegur kalori apo si sugjerim nga mjekët për patologji të ndryshme. Përsonalisht, herë pas here, pasditeve vonë apo darkave, eci rreth 5 km rrugëve të qytetit. Si unë, edhe shumë të tjerë. Mbetet në dorën e policëve ta konsiderojnë ose jo ecjen si aktivitet fizik.

Tani të shkojnë tek “qershia mbi tortë” e kësaj punës së maskave të detyrueshme në ambjente të hapura. Guxo dhe mos e mbaj! Por ka një mundësi për të shpëtuar, pak a shumë si loja “ngriva- shkriva”, që e kemi shijuar të gjithë fëmijë. Qindra e ndoshta mijëra lokale, mund të shërbejnë si “oaze shpëtimi”.

Nga shtëpia ime për shembull, çdo 10- 15 metër, ka nga një bar. Kur shikon policin përballë, ke kohë të futesh në një bar dhe…i shpëtove gjobës. Sepse paradoksi më i madh është lejimi i qëndrimit pa maska në lokale, pra mjedis i mbyllur.

Në kulmin e pandemisë, nga shkurti në qershor, pikërisht lokalet, baret, restorantet, diskot, pra mjediset e mbyllur, shiheshin si rrezik potencial për përhapjen e virusit. Ka edhe një paradoks më të madh se ky. Nëse je i ulur në pistën e hapur të një lokali, nuk rrezikon gjobë nëse nuk ke maskë. Ama po dole jashtë pistës, polici ka mundësinë të të doravitë me një 30.000, të vjetra kuptohet. E më pas në progresion si përsëritës, 60 mijë, 120 mijë, 240 mijë e deri tek tapia e shtëpisë…për të përballuar gjobën. Ata që kanë një tapi shtëpie, kuptohet!

Që në krye të herës, kam besuar se virusi nuk është plotësisht natyror, madje është inteligjent. Duke nisur nga “preferencat” e tij sipas moshave. Por mesa duket, është më inteligjent se sa kujtoja.

Nga shkurti deri në fillimin e vjeshtës, përhapej më shumë në mjedise të mbyllura. Madje, stimulohej shumë nga tingujt muzikorë, veçanërisht pas orës 20.00! Ata që do ta lexojnë këtë tekst pas disa kohëve, mund të qeshin, por çdo gjë është e vertetë.

Me fillimin e vjeshtës, deri në një afat që e vendos qeveria apo virusi, ai është më i rrezikshëm dhe përhapet më shpejt në ambjente të hapura publike ndërsa “nuk guxon” të futet të bare, restorante etj. Domethënë, në mjedise të mbyllura!

Nuk ka dyshim se vendimi për maskën e detyrueshme në mjediset publike, është marrë nga qeveria por i është sugjeruar nga “grupi i ekspertëve”. Mesa duket, kanë harruar një detaj të vogël. Me shkurtimin e orëve të dritës, reshjet e uljen e temperaturave, përherë e më pak shihen e lëvizin njerëz rrugëve të qyteteteve. Përherë e më shumë, mbushen baret, restorantet, lokalet e mbyllura. A mos vallë “pa dashje”, po përgatisim një situatë për shtim të numrit të rasteve të infektimit me virus?!

Personalisht, do ta vë maskën. Është një maskë jo një përdorimshme, por nga ato që lahet. Pas herës së parë, iu fshi pak edhe logoja e kompanisë që i prodhon. Respektoj Kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore, edhe pse jam i bindur se mund të shkojnë edhe kundër interesit, shëndetit tim. Por nuk kam alternativë tjetër. Nëse nuk jam dakort, nëse nuk jemi dakort, për ta shfuqizuar, duhet një Gjykatë Kushtetuese. Për të ankimuar gjobën e mundshme, duhet drejtuar në një Gjykatë Administrative. Për të kursyer kohë, natyrisht edhe para, po mbyll gojën e hundën me një maskë. Duke shpresuar që të vazhdoj përpara, me frymëzimin e At Zef Pllumit…”Rrno për me tregue…maskën”. Dhe po pres 3 nëntorin…me shpresë. /Nga Blerti DELIJA/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Bëjeni maskën zakon të përditshëm”, një ditë para nisjes së “erës së maskës”, Manastirliu publikon spotin sensibilizues…
LAJM PAS: VIDEO – Nga 15 tetori maska e detyrueshme në mjedise publike, ja kategoritë që përjashtohen…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

7 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

7 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

8 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.