Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”…

ShkodraWeb 21 January, 2026
viktimat-e-21janarit-1-1

Prej vitesh tashmë, “21 janari” po ngjan përherë e më shumë me “9 janarin”. Në të njëjtin muaj por në vite të ndryshme, 2011 dhe 2004, këto ngjarje bashkohen nga fati i njëjtë: Konsiderohen sot e kësaj dite të pazbardhura nga familjarët por jo vetëm! Në 2011- ën u vranë nga shteti në mes të kryeqytetit 4 persona, në 2004- ën u vranë nga neglizhenca dhe mosverpimi i shtetit 28 persona, pjesa më e madhe nga rajoni i Shkodrës.

Vit pas viti familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi. Me të njëjtën frekuencë, sidomos në prag zgjedhjesh, premtohet zbardhje e këtyre ngjarjeve tragjike që shënjuan jetët e shumë shqiptarëve. Ndërsa për “9 janarin” e Otrantos duket se shpresat janë të pakta edhe për shkak të parashkrimit të veprave penale, për “21 janarin” ka akoma mundësi reale të zbardhet.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, opozita e asaj kohe, sot në vitin e 10- të në pushtet pa ndërprerje, nxitoi të fajësojë qeverinë Berisha. Jo vetëm kaq. Më shumë se njëherë u premtua që ngjarja do të zbardhej sapo PS- ja të vinte në pushtet. Të paktën në prag të zgjedhjeve të 2013- ës, premtimi ishte edhe për zbardhjen e ngjarjes së “9 janarit”.

Sot, u përsërit i njëjti ritual, 15 vjet më pas. Lule dhe qirinj në vendin ku u vranë 4 shqiptarë me 21 janar 2011. Deri para pak vitesh, familjarë të viktimave të “9 janarit”, bënin të njëjtin ritual por duke hedhur lule në ujin e detit në Vlorë. Me shumë mundësi, edhe “21 janari” do të ketë gradualisht fatin e “9 janarit”. Me gjasë, afatet do të parashkruhen dhe pas do të mbetet vetëm dhimbja e familjarëve të viktimave.

Përdorimi politik i fatkeqësive të shqiptarëve, nuk ka ndodhur për herë të parë e me shumë mundësi, do të vazhdojë si refren i pandalshëm. Me siguri, edhe familjarët e viktimave të “9 janarit” por edhe “21 janarit”, e kanë kuptuar. Megjithatë, vazhdojnë të shpresojnë në ndërgjegjësimin e klasës sonë politike. Të të gjithë krahëve të mundshëm.

Është një proces thuajse i pamundur, vështirë të ndodhë ndonjëherë por përtej kësaj, shpresa vdes e fundit. Sidomos në një vend si Shqipëria, ku vetëm shpresa mban akoma brenda kufinjve disa qindramijë banorë pa ndjekur shembullin e miliona të tjerëve që e braktisën duke nisur nga viti 1990 e në vijim. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026…
Artikull pasardhës: DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.