Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Revolucioni nuk është çakmak që ndez gjithmonë, sidomos kur është i shkurtër dhe paqësor…

ShkodraWeb 1 month ago

Nga 2013- a e këtej, kjo qeverisje është e identifikuar apo shenjestruar nga skandale. Është ky përcaktimi i opozitës së këtij vendi dhe duhet pranuar, jo krejt pa baza. Ka kaq shumë skandale sa paraardhësi eklipsohet nga pasardhësi me postulatin “çudia më e madhe në këtë vend 3 ditë zgjat”. Jo pak skandale, si edhe ky i fundit, e kanë pikënisjen jashtë Shqipërisë, madje edhe në vende strategjikisht aleate, siç janë SHBA- të.

Formësimi, formatimi apo ri- formatimi i një opozitë pasi ka rënë nga pushteti 8- vjeçar, është proces. Në kuptimin që kërkon kohën e vet. Sa është kjo kohë? Vështirë të përcaktohet për sa kohë, nga vetë brenda saj, është pohuar e po pohohet përditë se lidershipi i saj deri në 2021- in, ka qenë i blerë apo i marrë peng nga qeveria aktuale.

“Populli opozitar” kërkon motivim. Motivim të vazhdueshëm, të besueshëm dhe bazuar mbi kauza. Por ka një shifër kokëfortë. Nëse në 2013- ën kjo mazhornacë që qeveris sot kishte nevojë edhe për “ca vota” për të marrë pushtetin, në 2017- ën dhe 2021- in, Partia Socialiste ia ka dalë të fitojë e vetme, pa ndihmën e askujt. Sigurisht, e shoqëruar edhe me akuza e anatemime të zakonshme për “blerje të lidershipit të opozitës”, “blerje të votave”, “intimidimit të zgjedhësve”, “përdorimit të shtetit për të mbajtur pushtetin” etj.

Në fakt, ka vend për një arsyetim të thjeshtë. A po tkurret “populli opozitar”? Shifrat tregojnë se po. Po tkurret nga emigracioni apo kalimi i një pjesë të tij në krah të qeverisjes aktuale? Apo mbase po nuk po gjen motivimin e duhur nga opozita? Ndoshta nga këtu duhet të nisë një reflektim i thjeshtë, bazuar të logjikë të ftohtë, pse jo edhe “logjikë” numrash. A thua ata që kanë mbetur brenda kufijve të Shqipërisë, votojnë gjithmonë për të mbajtur në pushtet këtë mazhorancë?

Mazhoranca është “çeshtje numrash”, opozita është “çeshtje fryme”. Kjo e fundit, opozita, është përpjekur të krijojë kauza për mesa duket, për arsye që kërkojnë analizë, nuk kanë “ngjitur”. Edhe ditën  e sotme, “lufta” e shifrave të mitingut të opozitës para Kryeministrisë, nuk mund të maskojë thelbin e çeshtjes. Aq më shumë, kur Sali Berisha është personazhi politik i 32 viteve të fundit, pa më të voglin dyshim, “i prerë për opozitë”, mjeshtër i ndërtimit, konsolidimit e çuarjes në pushtet.

Nuk duhet harruar se Rama nuk është Nano, siç edhe Berisha i sotëm nuk është ai i 2005- ës. Janë gati 20 vite në mes, pa folur për sistemin e administrimit të shtetit, i cili jo vetëm ligjërisht, ka ndryshuar totalisht. Për hir të realitetit, Berisha ka vetëm pak kohë që ka marrë “frerët” e opozitës. Madje, të një opozita të përçarë shumë më fort se në kohën e “fraksionit” Pollo të pas 1997- ës. Me një kryeministër shumë më të pushtetshëm se ai i asaj kohe. Natyrisht, Berisha ka nevojë për kohë, fuqi dhe energji të cilat në fakt, përtej moshës, nuk i mungojnë. Sidomos krahasuar me paraardhësin e tij në krye të PD- së.

Teza e “revolucionit” është shumë e fortë, grishëse, ndjellëse. Por a është i tillë kur është i shkurtër në kohëtzgjatje por edhe paqësor deri në mërzi? Është një tjetër tezë që mbase lidershipi i opozitës duhet të analizojë. Mbase duhet ndryshuar edhe emërtesa nga “revolucion” në “evolucion” të opozitës dhe veçanërisht “popullit opozitar”.

Këto 10 vite kanë treguar se ky kryeministër nuk mund të rrezohet vetëm me protesta. As me konferenca shtypi, as edhe me evidentim skandalesh të mundshme, nga brenda apo jashtë Shqipërisë. Institucionet e këtij vendi, të brishta e të tronditura nga “vetingjet”, duan kohë të konsolidohen dhe padyshim, e ndjejnë peshën e trysninë e kryeministrit të plotfuqishëm. Ka vetëm një rrugë, e vetmha rrugë për tu përballur me këtë kryeministër: Vota! “14 maji” është pas dere. Atë ditë është përballja e vertetë e reale e opozitës me këtë mazhorancë. Pavarësisht kësaj, 2025- a është viti vendimtar. Largimi i kësaj mazhorance ose shuarja e opozitës. Fatkeqësisht për këtë vend gjithsesi! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: EMRAT – Dogjën stallën dhe kanosën për vrasje efektivët blu, arrestohent nga policia dy të rinj nga Bushati…
LAJM PAS: “Gjykata duhet ti japë ”Foltores” jo vetëm vulën e PD-së, por edhe të PS-së”, Ndoka: Edi, dorëhiqu dhe ik, shqiptarët të kanë nominu

TË FUNDIT

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…
  • FOTO – “Pengohen restaurimi dhe rikonstruksionet në zonën historike”, Benet Beci takim me arkitektë, ndërtues e pronarë…

TË FUNDIT

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago
VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • Aktualitet

VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.