Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Pse ndryshon rrëfenjën e lashtë romake Flutura Açka, “Curzio” i saj që duhet të hidhet në humnerë është Berisha apo Basha?

ShkodraWeb 1 year ago

“Ky bashkim është i detyruar të nisë nga sakrifica e Sali Berishës, e ngjashme me atë të legjendës së Curzios, thelbin e së cilës po e them shkurt: pas tërmetit të vitit 362 BC në Romë, në Forum, në vendin ku bëhej politika e merreshin vendime, u hap një gropë aq e madhe, mbushja e së cilës mund të arrihej vetëm duke hedhur aty gjënë më të vlefshme që romakët kishin. Marco Curzio, një luftëtar i ri i veshur me armë e stoli, i bindur se gjëja më e vlefshme e tyre, ishte guximi, shaloi kalin dhe u hodh në humnerë, e cila u mbyll sa hap e mbyll sytë.

Por ndryshe nga legjenda, demokratëve koha u kërkon të sakrifikojnë një luftëtar të vjetër. Ose e thënë më mirë, që ky luftëtar i vjetër të vetësakrifikohet për PD-në. Ky është kushti i parë që tërmeti që kemi pësuar t’i mbyllë plagët, dhe kjo është ora historike e PD-së. Ajo kërkon jo vetëm tërheqjen e Sali Berishës, por edhe shmangien pa bujë të një shpure rrotull tij, që për fat të keq u kujtojnë shqiptarëve vitin 97, vjedhjet me vrimat e naftës e minierave, makinat qindra mijëra euro me të cilat enden rrugëve dhe të gjitha abuzimet për të cilat nuk ka shqiptar që i voton më. Ata nuk kanë më çfarë t’u thonë demokratëve e për çfarë shqiptarët t’i besojnë më.”.

Ky është një paragraf nga një publikim në rrjete sociale i deputetët së PD- së Flutura Açka, nën titullin “Platforma Curzio”. Zonja në fjalë, ka kaluar momente shumë të vështira në jetën e saj, të cilat populli shqiptar i përcjell me shprehjen “as armiku mos i provoftë”. Nuk është çudi që këto ngjarje, të kenë lënë gjurmë edhe në shpirtin e një gruaje, aq më tepër me ndjeshmërinë e një poeteje, shkrimtareje siç është Açka.

Zonja kuptohet qartë se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Natyrisht, nuk ka si të ketë sepse hyri në listën e PD- së në zgjedhjet e kaluara “nga dritarja”. Nuk mund të thuhet se kreditet e saj si shkrimtare apo edhe traumat gjatë jetës, u përpoqen të shfrytëzohen për vota fushate. Sepse kjo do të ishte e rëndë të aludohej jo më të ishte e vertetë. Ndjeshmëria e Açkës për PD- në, fatin e saj apo edhe demokratët, është e ulët. Sepse demokrat (në kuptimin antar të PD- së) nuk të bën kandidimi e fitorja si deputet. As rreshtimi në një krah apo tjetrin në përplasjen në PD. Të parat janë kontributet dhe jo detyrimisht apo vetëm pjesëmarrja në protesta apo hyrja e dalja në çadra. E para është ideologjia, parimet që kjo forcë është bazuar në vitet e ekzistencës së saj.

Ekzistenca e të djathtës së vertetë në këtë vend, është parë gjithmonë me dyshim. Megjithatë, këto 30 vite, PD- ja ka qenë pikërisht personifikim i saj, me të mirat e të këqijat, me arritjet e dështimet edhe në funksion të shtetformimit. Aq më tepër, kur nga 1990 e këtej, vetëm PS- ja, forcë e majtë dhe e dalë nga PPSH- ja, i është vënë përballë në rrugën drejt pushtetit.

Açka duhet ta kuptojë se konservatorizmi është rrënja e çdo të djathte e mesa duket, edhe pse me shumë vonesë, duket se PD- ja e Berishëa, ka zgjedhur ato shina. Të paktën nga deklarimet publike, po ecet drejt republikanëve amerikane. Sa do të arrihet, koha do ta tregojë. E djathta, personifikohet me nacionalizmin, karakteristikë dalluese e Berishës, e cila edhe e ka demtuar në disa raste atë dhe PD- në. Lideri i fortë, jetëgjatë dhe i pushtetshëm, është tipaari tjetër dallues i të djathtës. Mbi të gjitha, kryesore dhe parësore, është vota. Respektimi i saj, është e duhet të jetë themeli i çdo force politike, të djathtë e të majtë.

Sot Flutura Açka i kërkoi Sali Berishës maksimumin e mundshëm për një politikan: Tërheqjen nga skena politike! E kërkoi përmes një zgjidhje ekstreme, figurativisht, përmes hedhjes në humnerë. Jo vetëm ai, por edhe shpura e tij siç e quan Açka. Edhe pse nuk e ka artikuluar direkt, në të njëjtën logjikë, edhe në nivele më të ulëta, duhet të hidhen në humnerë. E kështu, i bie të hiqet në humnerë, sipas sugjerimit të Açkës, pjesa më e madhe e PD- së, ajo e konfirmuar me “11 dhjetor”, “18 dhjetor” e “6 mars”.

Nuk është e vështirë të kutpohet se Açka nuk e ka thjeshtë me Berishën. Humnera e saj, duhet të përpijë edhe qindra e mijëra të tjerë, për të mbyllur gropën e madhe në PD. E kur gropa të mbyllet sa hap e mbyll sytë, kush do të mbetet mbi sipërfaqe? Sigurisht, edhe pse nuk e thotë, ai do të jetë Lulzim Basha. Në fakt, është pikërisht “Curzio”, të paktën sipas rrëfenjës origjinale të vetë deputetës së PD- së.

Açka e transformon jo pa qëllim rrëfenjën. “Curzio” nuk është Berisha, as sipas historisë së treguar në origjinal 3 shekuj para lindjes së Krishtit. Sepse Açka por edhe të tjerë pas saj, nuk e kanë personifikuar këto kohë Berishën si “luftëtar i ri i veshur me armë e stoli”. Për ta ai ka qenë dhe mbetet e keqja më madhe e PD- së nga krijimi. Po atëherë pse Berisha? Bazuar në rrefenjë, ndoshta i vlerësojnë guximin, i cili në fakt Berishës nuk i ka munguar as në 1997- ën e çmendur. Rrëfenjat janë të bukura, por kur vendosen në kontekstin e kohës që jetojmë, çalojnë. Por sigurisht jo në dorën e tekstin e Flutura Açkës. Ajo është shkrimtare dhe si e tillë, e ndryshon e tjetërson realitetin. Por kjo vlen për romane e novela, poezi e poema. Açkës i falet, aq më shumë se nuk është akoma politikane! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

Previous: VIDEO – Lirohen hapësirat publike në Padonalen e Molos, shëtitorja i rikthehet shkodranëve…
Next: Pas energjië elektrike pritet edhe rritja e çmimit të ujit të pijshëm, diskutimi mbërrin në Kuvend…

TË FUNDIT

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

23 mins ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

44 mins ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

2 hours ago

TË FUNDIT

  • DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

23 mins ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

44 mins ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

2 hours ago
VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • Aktualitet

VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.