Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Art-Kult
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Orkestra Simfonike, vetëm pikënisja e asaj që Shkodra meriton për t’i kthyer identitetin dhe traditën kulturore

ShkodraWeb 1 week ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

55

Ringritja e Orkestrës Simfonike të Shkodrës është lajmi më i mirë që mund të vinte në këtë kohë kur muzika është në krizë të identitetit të saj dhe tallavaja është kthyer në trend, kur këngëtarët vlerësohen në bazë të lakuriqësisë dhe jo tekstit e muzikës së mirë. Kur Noizy dhe shokët e shoqet e tij mbushin ekranet e skenat plot me të rinj e të reja, të cilëve tregu muzikor i ofron vetëm këtë lloj muzike e ķëto soj këngëtarësh.

Notat muzikore sot janë kthyer në zhurma të pakuptima, orkestrimet pa pikë shije për të mos folur për tekstet ”kuku’ nanë”!

Ringritja e Orkestrës Simfonike është gjëja më e mirë që Bashkia Shkodër po i rikthen qytetit të artit e kulturës. Shkodra ka nxjerrë gjithmonë këngëtarë e muzikantë talentë që kanë shkëlqyer dhe vazhdojnë të shkëlqejnë në skenat botërore.

Me risjelljen në jetë të kësaj orkestre, Shkodrës i kthehet një lavdi e munguar prej shumë vitesh, i rikthehet identiteti i mbetur në kujtesën e brezave të shkuar. Tashmë Shkodra mund të vazhdojë traditën artistike, si qyteti ku u krijua dhe u shfaq për herë të parë një opera shqiptare, “Mrika”, si qyteti ku kultura muzikore buron në çdo shpirt e gen shkodrani!

Shkodra e At Martin Gjokës, Prenkë Jakovës, Çesk dhe Tonin Zadejës, Tish Daisë, Ramadan Sokolit, Gjon Kapedanit, Palok Kurtit, Mark Kaftallit, Ferd Lleshit e deri tek kompozitorët e sodit Zef Çoba, Gjon Shllaku, Shpëtim Saraçi, Markelian Kapedani etj.etj, po merr sërish emrin që i takon, emër i cili kishte mbetur i gdhendur nën pluhurin e harresës, “djepi i artit dhe kulturës”!

Orkestra Simfonike, është vetëm pikënisja e asaj që Shkodra meriton për t’i kthyer identitetin dhe traditën kulturore që e ka karakterizuar prej shekujsh. Dua të besoj se ky hap i parë është shprehje e vullnetit të Bashkisë Shkodër për t’i dhënë Shkodrës atë që meriton duke vijuar me ringjalljen e jetës kulturore, jo vetëm në muzikë por në çdo fushë të artit në të cilat Shkodra ka qënë gjithmonë kryeqëndra artistike e Shqipërisë! /Nga Eliona KODRA SHKRELI/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Vllaznia “poker” Laçit në Shkodër dhe i afrohet kryesuesve të Superligës, ka minuta edhe për Balajn…
LAJM PAS: “Nuk morën fund problemet me dy ndeshje”, Josa pas suksesit të Vllaznisë: Jam i kënaqur, të mos bëhemi hipokritë

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

6 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

6 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.