![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/02/arben-malaj-arben-ahmetaj-2024-1024x537.jpg?x28643)
Thelbi i këtij postimi nuk është reagim ndaj intervistës së zëvendëskryeminisrit, por një mësim për politikanët e rinj të vendit tim. Në korridoret e politikës shqiptare ka politikanë që bazojnë dhe ushqejnë karrierën e tyre duke i futur frikën drejtësisë dhe medias se kanë mbështetjen e pamohueshme të ambasadës amerikane dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së. Nuk do të doja të përfshihesha qoftë edhe pak në qëndrimet pro dhe kundër intervistës së zv.kryeministrit të vendit.
Por një gjë që duhet të ndaj me opinionin publik është se është krejtësisht e papranueshme që zëvendëskryeministri të deklarojë me krenari se dosjet që ai kishte për përfshirjen e të tjerëve në skemat e vjedhjeve nga iniciatorët jua kishte ndarë ambasadave dhe shërbimeve sekrete.
Është e trishtueshme kur ndodh kjo gjë, e cila në fakt ka ndodhur në jo pak raste në Shqipërinë tonë. Kushdo që merr një mandat qeveritar bën një betim që shpreh thelbin e detyrimeve të tij ndaj popullit dhe kushtetutës së vendit të tij.
Natyrisht, ambasadave u pëlqen të kenë informacion, sidomos nga të zgjedhur në institucionet kushtetuese. Këtë nuk e kërkojnë nga anëtarët e qeverive, por kanë shumë kanale që synojnë këtë lloj informacioni.
Politikanët e lartë duhet të kuptojnë që ambasadorët,, dukje qene se kulmi i suksesit të tyre kushtëzohet nga marrëdhëniet e drejtpërdrejta me kryeministrin, sepse kjo lehtëson arritjen e objektivave gjeopolitikë, politikë dhe ekonomikë, e ndajne kete veprim te ministrave me kryeministrin dhe kryesisht kryesisht përmes shefave të kabinetit të tyre.
Sëmundja e ankesave për ambasadat i ka rrënjët thellë në kulturën tonë politike, kujtoni luftën mes Faik Konicës dhe Fan Nolit. Noli u ankua neper ambasada se Faik Konica ishte spiun i italianëve. Konica akuzonte neper ambasada se Noli ishte spiun i ruseve.
Më kujtohen dy raste me ambasada gjatë viteve në qeveri. Së pari, një ministër i qeverisë Nano u ankua në një ambasadë të rëndësishme se kryeministri nuk e priste për 6 muaj.
Ambasador i këtij vendi, në një takim formal, kërkoj në fund të diskutojmë diçka joformale, pra nëse ishte e vërtetë që kryeministri nuk e pristei këtë ministri për 6 muaj.
I shpjegova ambasadorit se qeveria ka mbledhje çdo javë dhe ministrit nqs ka institucionale, mund ta diskutoj ne qeveri ne mbledhjen javore ne ceshtje te ndryshme.
Së dyti, projektligjet e tij kalojnë në qeveri pa asnjë vonesë dhe së treti, nëse ministri kërkon një takim informal, duhet të negocioj ose drejtpërdrejt me kryeministrin pas mbledhjes javore, ose të negocioj me shefin e kabinetit të KM.
Në një rast të dytë, një ambasador nga Lindja e Mesme, shumë i dashmires me vendin tonë, në një takim joformal si me mburrje me tha se dy deputetë i kishin dhënë të gjitha detajet t për grindjet e rendshme në PS. Ndërhyrja ime se kjo nuk është e drejte nga koleget e PS-se. Ai nuk e pranoi qendrimin tim dhe u përpoq të justifikonte veprimin e dy deputetëve, Ne u ndame me konkluzionin se “ishim dakort qe nuk ishim dakorte” .
Ndaj nuk ishte e nevojshme dhe e dobishme qëzvkryeministri të deklaronte se dosjet ua kishte dhënë ambasadave dhe shërbimeve sekrete. Ata e kanë të gjitha informacionet për thelbin e çështjeve, ndoshta ai ka ndarë detaje shumë më të detajuara.
Janë të pakuptueshme deklaratat se i ka ndarë dosjet edhe me shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme. Kontaktimi dhe bashkëpunimi me shërbimet sekrete nuk është i lehtë dhe nuk është pa kosto. Sepse në këto shërbime ka një shpërblim për shërbimin e kryer, i cili nuk kompensohet me pagesa monetare por me shërbime të dobishme per ta. /Nga Arben MALAJ, ish- ministër, publikuar në Facebook/