“Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.” Me këtë pohim publik të ditës së sotme, Opozita e Bashkuar i ka mbyllur çdo shteg të mundhsëm kryeministrit Rama dhe “numrave në parlament” për të vijuar ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme.
Madje, Opozita e Bashkiak ka hedhur një hap shumë të të rëndësishëm, për herë të parë në këto 30 vite, duke tejkaluar edhe vetveten: Nuk është më i mjaftueshëm kompromisi politik PD-PS apo në mes kahjeve politike në vend, por duhet “vula” e referendumit popullor.
Sot, Edi Rama konsumoi aktin e parafundit të realizimit të skemës, përmes të cilës synon një mandat të tretë qeverisës jo nga qytetarët por “quasi” në tavolinë. Duke i dhënë bonus pragun elektoral 2% “numrave në parlament”, kryeministri tenton të marrë si bonus ndalimin me Kushtetutë të koalicioneve parazgjedhore. Çdokush në këtë vend e ka kuptuar tashmë, madje nga vetë këmbëngulja e frika e shprehur e Ramës, se koalicioni Opozita e Bashkuar e rrëzon nga pushteti kurdo të ketë zgjedhje.
I pari e ka kuptuar Rama, përmes sondazheve që ai i organizon herë pas here, që nga viti 2005 kur mori drejtimin e PS-së, por edhe më herët kur ishte ministër e kryebashkiak. Si rradhë herë, në ethet e përpjekjeve për një manfdat të tretë, Rama po prish dukshëm marrëdhëniet edhe me ata, që direkt apo indirekt ka lënë të kuptohet se janë “mbështetësit” e tij më të mëdhenj: BE dhe SHBA.
Pavarësisht thirrjeve për kodifikim- miratim të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 pa asnjë ndryshim, Rama përmes “numrave në parlament”, ka shkuar deri në kapërcyell të prishjes së kësaj marrëveshje. Bashkë me “opozitën e re” që aktualisht përfaqëson vetëm disa numra në parlament dhe asnjë alternativë politike të këtij vendi, u miratua “hapja e listave” dhe “ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”.
Jo vetëm nuk ka asnjë shans por as edhe logjikë, që këto ndryshime të miratohen nga Opozita e Bashkuar. Jo vetëm dhe thjeshtë për arsye se nuk janë të përfshira në marrëveshjen e 5 qershorit 2020, jo vetëm thjeshtë se janë të njënashme deri të paligjshme moralisht e juridikisht në një parlament me 122 nga 140 që parashikon Kushtetuta, por edhe sepse do ti jepnin një avantazh paraprak në tavolinë Edi Ramës dhe “numrave në parlament”, duke kompromentuar një garë elektorale të drejtë.
Sidomos në kushtet kur akoma nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, të cilës të mund ti drejtohet Opozita e Bashkuar për kushtetutshmërinë e ndryshimeve, nisma e Ramës dhe “numrave në parlament”, është në kufijtë e grushtit të shtetit.
Ka mbetur vetëm hapi i fundit, dërgimi në seancë plenare të Kuvendit i ndryshimeve të miratuara në Komisionin e Ligjeve. Nëse ato miratohen, vendi jo vetëm mund të futet në një spirale të rrezikshme të paparashikueshme, por mund të përsëritet një “30 qershor” tjetër. Opozita e Bashkuar nuk do të kishte logjikë të hynte në një lojë me rregulla loje të njënashme dhe në dëm të saj. Nga ana tjetër, në emër të etjes për pushtet, Rama nuk e ka problem të hyjë pa opozitë në votime. Ose, mund të emërojë opozitë “numrat në parlament” që ka aktualisht.
Në këto kushte, presioni i aleatëve BE dhe SHBA duhet të jetë më i fortë, më i dukshëm dhe më shumë paralajmërues, deri në sanksione. Sidomos kur opozita e “dorëzoi” pushtetin e ndryshimeve të rëndësishme në duart e sovranit: Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor! Nëse këta aleatë tradicionalë të Shqipërisë nuk janë “as pite, as simite”, rrezikohet seriozisht një përsëritje e “30 qershorit” në këtë vend. Skenari është gati, Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër e Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm! /Nga Blerti DELIJA/