Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Personazh

OPINION – Ndoshta nuk do ta fitojë garën por është e lehtë të kuptohet pse preferohet “fenomeni” Luiz Ejlli…

ShkodraWeb 5 February, 2023
luiz kiara

Një i ri i zakonshëm që brenda një kohe tmerrësisht të shkurtër, arriti të realizojë ëndrra që normalisht, kërkojnë dekada për ti arritur. Fitues i “Etheve…”, i Festivalit Kombëtar të Këngës në RTSH, pjesëmarrës në Eurovision janë vetëm disa nga sukseset e dukshme të Luiz Ejllit. I konsideruar si “Mbreti i Etheve…”, kam qenë ndër të parët që e intervistova. Njoha edhe familjen e tij, e cila ishte e thjeshtë dhe e zakonshme si qindra mijëra familje të tjera shqiptare.

Ndoshta i gjithë ky sukses i erdhi shumë shpejt, shoqëruar edhe me zhvillimet e vrullshme në jetën private por edhe emocionale, ndoshta nuk u përthith siç duhet. Rrjedhimisht, talenti që i kishte falur Zoti si këngëtar, doli në plan të dytë. Madje, Luiz Ejlli, ishte për disa vite edhe si noter, një profesion i cili nuk është shumë i lidhur me artin në përgjithësi.

Pas qëndrimit një kohë jo të shkurtër në hije, Luiz Ejlli vendosi të dalë sërish në dritë. Prej një muaji e gjysmë, ai është fokusin e pandërprerë të kamerave e rrjeteve sociale. Është rikthimi, nëse doni edhe rilindja e një talenti. Askush nuk mund ta mohojë këtë fakt. Zëri dhe interpretimi i tij, vështirë të gjejë një të dytë.

Sot po flitet gjërësisht për “Fenomenin Luiz Ejlli”. Sepse i tillë po prezantohet apo përceptohet nga shqiptarët që kanë mundësi ta ndjekin me të mirat e të metat e tij. A është i riu perfekt? A është shembulli frymëzues i shoqërisë shqiptare? A është modeli që duhet promovuar? Sigurisht, çdokush e ka një opinion, një përgjigje. Mohuese apo pohuese.

Luiz Ejlli ka pranuar të bëhet pjesë e një loje. Si çdo frymor, etja për të fituar, e udhëheq në rrugëtimin e tij. E sigurisht, në asnjë lojë, të asnjë lloji, në asnjë vend, nuk mund të zhvillohet pa u shkelur rregullat. Nëse nuk do të shkeleshin, për çfarë nevojiten rregullat, ligjet?! Por në këtë rast, gjyqtar nuk është një individ por mijëra shqiptarë që e ndjekin nonstop, sa herë kanë dëshirë e mundësi. Në jetë por dhe në lojë, moralizmat nuk kanë vlerë absolute, sidomos në një shoqëri foshnje si e jona.

Luiz Ejlli nuk është e nuk mund të jetë shenjtor. Sepse askush nuk është mbi këtë tokë, as Papa. Luiz Ejlli gabon, nxehet, ngre zërin, çirret, bërtet, kërcënon ashtu si çdo shqiptar tjetër. Gjithçka në kuadër të lojës. E ka përsëritur disa herë, jo vetëm Luizi por të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë. Aq më shumë, kur në lojë është një shumë jo pak e rëndësishme, por 100 mijë euro. Në kalçeto, kur “fitimi” nga fitorja është thjeshtë të mos paguash tarifën e fushës me qira, jo radhë herë përplasemi edhe fizikisht me shokët tanë.

Në kushtet e garës ku ka hyrë për të luajtur e fituar, Luiz Ejlli është i vërtetë, është vetvetja me të mirat e të metat e tij, si çdo individ tjetër. Nuk e di nëse Luizi do të fitojë garën ku ka hyrë. Nuk e di nëse lidhja e tij me Kiarën është e vertetë plotësisht apo është pjesë e skenarit të tij të lojës. Megjithatë, Luizi ka një “pikë të dobët”, mënyrë testimi për vertetësinë e tij. Disa herë është shprehur i gatshëm të ikë nga loja, nëse del për dore me Kiarën. Kaq e vështirë është të testohet?!

E di se vështirë të ndodhë tani shpejt, sepse mijëra ekrane do të fikeshin menjëherë me daljen e tij nga gara. Mijëra euro do të zhdukeshin çdo javë nga fitimet e shumanshme të organizatorëve. Është e qartë se më shumë se Luizi, po luajnë organizatorët e garës. Shqiptarët janë thjeshtë spektatorë, si në një ndeshje futbolli. E trukuar? Nuk është çudi, kështu ndodh edhe në fushën e blertë! Një gjë është e sigurtë, është momenti i Luiz Ejllit! Sa do të zgjasë, si do ta shfrytëzojë brenda e jashtë garës, është çeshtje tjetër! /Nga Blerti DELIJA/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VËZHGIMI – “Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë”, Zëri i Amerikës evidenton hendekun me pjesën tjetër…
Artikull pas: Turqia goditet nga një termet i tmerrshëm, regjistrohen mbi 830 viktima dhe 2300 të plagosur…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.