
Lindja dhe vdekja janë derivat i çdo frymori me arsye, diku në mes të tyre qëndron edhe martesa. Nëse gjuha është sistemi nervorë qendrore, sistemi nervore periferik i çdo kulture janë ritet e më sipërme
Keto rite në trajtat më tipike liro pagane + shartuar me element kristian u ruajt në Shqipërinë Epërme Katolike. Në Shqipërinë ulet fushore bazamenti pellazgjiko- ilir u kalçifikua nga kultura osmane dhe bizantine. Dukagjin per vetë natyrën gjeografike dhe lirinë e tij natyrore është oazi më i virgjër, më pak i ndikuar dhe me arkaik i riteve iliro-arbërore. As kush në Evrope, Ballkan as në Shqipëri, jo që jo nuk tregon më përkujdes, respekt madje deri në tepri ndaj të vdekurve.
Ashtu si “Realit” i Madridit, nuk mund t’i dalë askush përpara per trofe edhe Dukagjinin, askush nuk mund ta konkurrojë në interpretimin me fanatizëm të këtij riti. Duke ngrëne e pijë si zotni në ritet dukagjinase kam dëgjuar, ata që përfaqësojnë kultura te ndryshe duke qeshur dhe akuzuar per naivitet primitiv krahinore. Anise të gjitha llojet e kulturave mbi dhe ja nxjerrin dhembet njëra tjetrës. Kjo kacafytje herë e nxehtë, herë e ftohtë kështu ka qenë që nga kopeja primitive deri te kopetë e sotme moderne.
Gabimi më madh per brezat e ri ishte po të emitojnë shabllon ritet e kulturave të tjera ashtu si nuk perse të frikësohet askush nga ndikimet dhe huazimet më pozitive te tyre. Një banket seroiz në nderim të ati që ikën është detyrim moral për ata që mbetën dhe vlerësim per atë që ikën! Ai që të shtro tryezën nuk, ka asnjë përgjegjësi morale nëse dikush nuk dinë të rrijë si duhet. Aktualisht në ketë jetë kolere me vdekjet më të shpeshta ndoshta që nga kolera e moçme, zbatimi me pike e presje i protokollit sikur të ishte normalitet është IDIOTËSI DHE BUJARI E ÇMENDUR.
O ti njeri baba dhe nëna jote që të vdesin, janë më të shtrenjtit në botë per ju, por jo per gjithë të tjerët. Nëna dhe baba juaj nuk janë as shenjtorë as heroi të pavdekshëm që duhet përcjellë me kortezhe madhështore edhe në gjendje të jashtëzakonshme.
Ti o njeri që më dërgo lajmin per vdekje në ketë situatë po më thua:
-Hajde byjrum në llogorin e parë nuk dihet se nga po të shytojnë topat e Virus Koronës. Unë po vij i tunduar nga respekti e detyrimi, kurse ti më nxjerrë përpara gjithë katundin, me qese te fryra duhani, pa maskë pa doreza. Unë trimi i “çartun” në krye të një çete të madhe syleshe pa pikë vezvezje, përqafohemi, ngushëllojmë, por dhe ja themi thekshëm kafes, rakisë.
Kuvendi plot larmi nisë nga viktima deri, te pulat, lopët, derrekucët, politika dhe gjeopolitika ndërkombëtare. Pa asnjë distancë, pa asnjë kujdes çohemi dhe shkojmë tek i vdekuri . Edhe aty me detyrim- përcaktim shtërngohemi duarsh dhe me një tabor grash, gjysma spektatore që s’u bjen ndërmend se kush ka vdekë. Atëherë kur duhet, iku dhe tu liroj vendin të tjerëve, nguli këmbët si mushka në burrërinë time.
Thumboj herë njërin, herë tjetrin, duke detyruar me pahir të më japi dorën edhe ndonjë “shkelës” të zakonit. Grumbull në autobuzë, e vetura nisemi nder varreza. Atje, ndrysh nga pjesa e madhe qe flasin e qeshin mbi pushima varresh, unë si ndjeshëm dhe i “dashur” mbuloj në puthje te vdekurin, madje po qe i mbuluar e zbërthej në mënyrë demonstrative arkivolin.
Pas ritualit të gjatë sa një tërkuzë, rikthehem duke folë e qeshë me zë të lartë. Në sheshin para lokalit, tufa shembullore pret radhën për të hyrë në hetore. Plot një orë vazhdon mitingu ngreh e shty se kush do hy në radhë sipas nishaneve që na ka pas dhurue për devocion rahmetliu Sulltan Hamiti.
Pasi na kanë dalë djersët mbi xhaketë, shtrohet banketi 300-400 veta. Mirë na baftë ushqimi e pija dhe shpiatrit ndera ju rrit, emri e bereqeti. Ndërsa policisë i rritë dreqi nderën që nuk ndërhyn me shpërnda nga ky tubim më aventuresk se thyesit e xhamave në Pazar. Rituali që përfundon edhe nje herë me duardhënie ngjeshur si fishekët në gjerdan. Shpërndahemi zhabë fryrë si lopët prej njomishte, pa ditë asgjë se kemi marrë ose dhenë shokut në krah barin e helmit. Punë e madhe, pas tre ditësh rituali përsëritet prap dalim në kullosë pa na u trembur syri.
O Zot ç’ është gjithë është një lajthitje kolektive, si e atij që na pret si e jona që shkojmë yrysh si delet pas ogiçit të vjetër zakonor edhe kur ai hyn poshtë shkëmbit. Unë që vij pa maskë tek ti nuk jam gjë tjetër veç një copë idioti . Edhe ti që më detyron të jap dorën gjithë mëhallës nuk je gjë tjetër veç një i çmendur që ja ke ba mendjen lolo gjithë lagjes.
Unë dhe ti dhe gjithë Dukagjin ka mbi 6 muaj që sillemi si pagan të lariftur të përulur të përlotur para vdekjes dhe të shpërfillur marrëzisht për jetën që e kemi të dhenë dhuratë vetëm një herë. More kaq cungje nejç jemi sa nuk latohemi hiç as në kohë lufte? Zoti na ruajt pasi nuk dimë as ta duam ta ruajmë njëri- tjetrin sa jemi gjallë, ndërkohë që gjithë dashurinë i rezervojmë vetëm për ditën e vdekjes. /Nga Prelë MILANI/