Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – “Love story” apo “Fake story” dhe dy pyetje për Alketa Vejsiun…

ShkodraWeb 2 years ago

Vejsiu, teksa prezantonit emisionin tuaj të përjavshëm “Love story”, bëtë një pohim- Ky është një emision që synon të emancipojë shoqërinë shqiptare dhe ndaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo mesazhi që japim.

Vejsiu, a e dini çfarë do të thotë fjala “emancipim”?! Emancipimi në thelb përmban dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e këtij të fundit. Emancipimi është raport i drejtë me të vërtetën.

Në cilësinë e një gruaje që si çdo grua ka pasur përvojat e saj në jetë Vejsiu, kisha një pyetje të drejtpërdrejtë për ju- Sa besoni në atë çka thoni, apo në punën që bëni?!

Ju përpiqeni të na servirni si “Love story” diçka që në të vërtetë është një “Fake story”. Në jetën reale jashtë ekranit televiziv nuk ndodh kurrë që 18 vajza të pëlqejnë njëkohësisht të njëjtin djalë dhe të pranojnë faktin që emri i tyre të vendoset në grafik nga ky djalë dhe të presin radhën se kur do t’i përzgjedhë ky i fundit për të dalë.

Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu nuk ndodh kurrë, që 18 vajza të shohin takimet e xhiruara të njëra- tjetrës me të njëjtin djalë dhe të fillojnë t’i komentojnë këto të fundit.

Dashuria nuk xhirohet Vejsiu, por përjetohet. Një dashuri e xhiruar, nuk është dashuri, është “porno me dashurinë”. Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu, një vajzë ka dinjitetin e saj, ka jetën e saj, ka punën e saj dhe nuk e lë veten të përzgjidhet mes 18 vajzave të tjera, për arsyen e thjeshtë se gjatë kësaj pritjeje, gjatë kësaj përzgjedhjeje, nuk respektohet dinjiteti i saj si njeri e mandej dinjiteti i saj si vajzë.

Për të gjitha ato vajza që vihen në radhë dhe presin të përzgjidhen nga “Princi i kaltër” në të vërtetë ndiej dhimbje. Ndjej dhimbje pasi kanë rënë në grackën e famës televizive dhe e shohin këtë të fundit si pohim të identitetit përkatës, ndërkohë që identiteti duhet të jetë dinjitet dhe jo mungesë e këtij të fundit.

Dhe ju Vejsiu, më mirë se kushdo tjetër, e dini fort mirë se sa e vështirë është rruga e ekranit. E dini fort mirë se të gjitha ato vajza pas përfundimit të “Fake story” do të rikthehen në të përditshmen e tyre të zakonshme, pasi ato nuk janë gjë tjetër veçse ” Kurbani” i radhës i një formati televiziv fitimprurës për producentët dhe denigrues për dinjitetin e njeriut dhe njëkohësisht për shoqërinë shqiptare.

“Fake story” nuk jep një mesazh edukues për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi e redukton vajzën shqiptare në një qënie të zhveshur nga dinjiteti dhe emocioni i mirëfilltë njerëzor.

Dhe së fundmi dy pyetje për ju Vejsiu, në cilësinë e gruas dhe të nënës

– A do të merrnit ju vetë pjesë në një emision të tillë?!

– A do ta dërgonit ju vajzën tuaj në një emision të tillë?!

Të dyja si bashkëmoshatare e dimë fort mirë që përgjigjja është “jo”. Kini mirësinë të mos ta përligjni këtë proces me faktin se një format i tillë shfaqet edhe në vende evropiane, pasi Evropa është pikë referimi për shumë gjëra, por në pak gjëra mund të jetë edhe pikë çorientimi.

Post Scriptum- Të përvetësojmë fillimisht pikat e referimit evropian, Vejsiu. Pasi të kemi mbaruar punë me pikat e referimit le të hidhen në diskutim gjërat e tjera. E keni filluar numërimin nga fundi dhe kjo nuk është as e hijshme dhe as e dobishme. /Nga Elona CASLLI/

Continue Reading

Previous: FOTO – Ministri i Brendshëm viziton familjen e Klodian Rashës, ja nga kush shoqërohej Bledi Çuçi…
Next: EMRI – Zbulohet identiteti i autorit të dytë të dyshuar për ekzekutimin e ish- efektivit të FNSH Shkodër…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

39 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Siguroi pjesëmarrjen në Conference League, Vllaznia nis menjëherë ndryshimet në stafin teknik…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

39 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.