Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Këtu fillon e ardhmja…”, 25 vjetori i një jete të vështirë për Kushtetutën, a e përmbushi misionin…?!

ShkodraWeb 27 November, 2023
kushtetuta 25 vjet 2023

“Këtu fillon e ardhmja”, shkruhej në kopjet e para të Kushtetutës së miratuar me referendum me 21 tetor 1998 dhe të firmosur/shpallur zyrtarisht nga presidenti i kohës me 28 nëntor të të njëjtit vit. Ishte një kushtetutë e hartuar pa pjesëmarrjen e plotë e aktive të Partisë Demokratike, e cila në qershor të një viti më parë, kishte lën pushtetin pas revoltave të armatosura që pasuan piramidat financiare, të cilat i gllabëruan shqiptarëve disa mialirdë dollarë, shifër që asnjëherë nuk është e saktë apo e njëjta.

Megjithatë, sipas shifrave zyrtare, 93, 5 përqind e pjesëmarrësve në votim, të cilët ishin vetëm 50,57% e numrit të përgjithshëm prej 1.929.813 qytetarë me të drejtë vote, ishin për miratimin e draftit të përgatitur nga komisioni Imami- Godo. Në parlament, drafti kishte marrë votat e rreth 80 deputetëve. Sipas PD- së, Kushtetuta nuk ishte miratuar, duke paraqitur si shifër pjesëmarrje vetëm 39.6% të totalit. Gjithesi, me firmën e Rexhep Mejdanit, Kushtetuta mori fuqi të plotë teksa ish- presidenti Berisha, lider i opozitës së kohës, deklaronte se me ardhjen në pushtet, do të bëhej një kushtetutë e re.

Sot, kur zyrtarisht festohet 25 vjetori i kësaj kushtetute, pyetja e parë e natyrshme është: A e përmbushi misionin si ligji themeltar kryesor i një shteti, një republike? Ka shumë indikatorë për ta vlerësuar këtë, por ndoshta më i rëndësishmi, është qendrueshmëria e saj, në kuptimin e largpamësisë së autorëve të saj.

Formalisht, kushtetuta e SHBA- ve, nga 1778, është rishikuar vetëm 27 herë. Pra në rreth 245 vite, vetëm 27 herë. Kushtetuta e Shqipërisë, është ndryshuar të paktën 7 herë nga 1998 dhe gjithmonë, si rezultat i kompromiseve politike të momentit PS- PD. Dhe më shqetësuese, është imponimi i Kushtetutës ndaj qytetarëve, të cilët formalisht e miratuan me referendum para 25 viteve: Asnjëherë nuk u pyetën! Vendosi vetëm parlamenti, më saktë, vullneti i 3-4 personave dhe votave të deputetëve të tyre në sallën e Kuvendit. Me gjasë, ndryshimet do të vazhdojnë në pritje të ndryshimeve në reformën në drejtësi por edhe asaj administrative- territoriale në nivelin e parë, të Qarqeve. Me shumë mundësi, do të duhen ndërhyrje edhe në kuadër të negociatave me BE- në për përputhjen e plotë të legjislacionit.

Në vitin 1998, Kushtetuta percaktonte qartë që në preambulën e saj synimet. Për qytetarët që do ti nënstroheshin asaj por edhe për çdo aspekt të jetës sociale. 25 vjet më pak, paradoksalisht, brenda territorit ku Kushtetuta “qeveris”, ka më pak shtetas. Shpopullimi është ulur këmbëkryq ndërsa shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre. Sigurisht, shqiptarët nuk ikin për shkak të kushteve të mira. Nga ana tjetër, Kushtetuta nuk ia ka dalë të “bëjë zap” as klasën politike, “baballarët” që e formësuan dhe drejtuan. Për të njëjtën çeshtje, të gjitha palët i referohen të njëjtës Kushtetutë por me këndvështrime të ndryshme.

Dhe pyetja e fundit: A po festojmë 25 vjetorin e Kushtetutës apo 25 vjetorin e Kushtetutës së 1998- ës?! Nëse do të kishte një ditë për Kushtetutën, në kuptimin e festës, mbase duhet kthyer shumë e shumë dekada më pas. Nëse i referohemi asaj të 1998- ës, ajo sot nuk feston 25- vjetorin! Sot është përvjetori i një kushtetute, e cila realisht vitlindjen e ka në 2008- ën. Dhe duhet ti festohet 15 vjetori! Kushtetuta e 1998- ës synonte një republikë parlamentare. Nga 2008- a, Kushtetuta parashikon një republikë kryeministrore. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy shoferë në Shkodër, drejtonin makinën të dehur dhe pa leje drejtimi…
Artikull pasardhës: VIDEO – “E mora vesh pas vdekjes…”, marrëdhënia me mikun e rinisë, flet Sandër Ruçi: Zef Deda ka kërkuar të më takojë…

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.