Nga Mark DEDA
Ça shesim na? Erdhi Turku ndejti në Shqipni, bani ça bani, para se me ik na la dajren dhe daullen e nji sahan me grosh. E nisëm tan tuj kndu e tuj kcy e ha groshë. Kur po na vjen Austro- Hungaria, dolme me daulle, me darje, bam- bam qejf dyrnjaja tuj i prit, e me sahanin e groshës, ha groshë na. Na thonë austriakët “ju keni do bakër e krom, e do ar nën tokë, a ta marrim se ju s’ ju duhet gja”. Na i thame, jo mor na ja u shesim. Mirë thanë, na ndërtune do ndërtesa, do banka se ju doshin atyne, ikne. Morën ça morën e ikën.
U ulme na, vume daullen dhe darjen afër votrës, morme sahanin me groshë, vap e vap ha na. Kur erdhi Italia, vrap na tuj u shkapet njeni me tjetrin kush me dal ma parë në Durrës me daulle, dajren e me sahanin e groshës me vedi. Kangë, valle, qejf, gratë tuj zhgul flokët e kresë për Emanuelin e Italisë, burrat duhan e raki, gzim i madh. Thotë Italia “ndigjo, keni do metale nën tokë a i marrim na?!”.
Jo mor na ja u shesim, jo me i marr i thojmi na. Na ndërtune italianët do rrugë, dy- tri ministri, na shtrune Tiranën kalldrem, morën arin e ikën.
Erdhi shoku Enver. O Zot, gratë, burrat në rresht morne daullen, dajren e sahanin e groshës, valle, kangë maje krahut o zot, Enveri na tha “do hajmë me lugë arit”. Kur ja nisi Enveri bam- bam- bam tanve . Qafira tha, doni edhe lugë arit ju, pse e latë Austrinë, Italinë e Turqinë me na marrë arin?! Shshshsh na ulme daullen, dajren, ja futme sahanit të groshës vap e vap sa s’ mujtme ma.
Desht Zoti erdh demokracia, o me i pas pa gratë me kambtë me lesh në valle e burrat me daulle e me dajre çfarë shendit e gzimit, kap sahanin e groshes. Ça me pa, sahani bosh, ishte mbaru grosha.
Po tash…?!
Prit na se po na vjen ndonjë shtet tjeter- s’ ka, lutu natë e ditë me hi dikush mrend në Shqipni- s’ ka, askush s’ vjen ma. M’ duket nuk patme ma ça me shitë… Kena 30 vjet që veç pordhë shesim e s’na e blen kërkush… /Publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb duke ruajtur origjinalitetin/