Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Beteja mes kryeministrave “mëkatarë” për përmbytjet e Shkodrës, “unë ju përmbyta më pak” si lajtmotiv

ShkodraWeb 22 November, 2022
rama berisha permbytje fotomontazh

Pak para orës 16:00 kryeministri Edi Rama u shfaq tek “Harku i Berdicës” në Shkodër. Motivi i vizitës, përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër. U prit nga prefektja Angoni, kryetari i Këshillit të Qarkut Lakti e shumë zyrtarë të tjerë vendorë. Protagoniste ishte Elisa Spiropali, ministre e qeverisë “Rama”, por më shumë këto kohë, drejtuese politike e PS- së Shkodër. Me këtë cilësi të vetme, duke marrë pjesë edhe në dëgjesat publike të Bashkisë Malësi e Madhe. Nejse, muhabet tjetër ky…

Rreth orës 17:20, mediat u njoftuan se Rama do të ishte “live” nga “Harku i Berdicës”. Sigurisht, direkt në Facebook, rrjete sociale e media, por me regjistrim, pasi video ishte miksuar për bukuri dhe i gjithë takimi, ishte komprimuar në vetëm 6 minuta e 20 sekonda. Qethur mirë e mirë nga profesionistë, të cilëve u duhet dhënë haku për punën fantastike në kurimin e imazhit të kryeministrit, takimi iu paraqit atyre që e hëngrën “sapunin për djathë”, si përgjigje për akuzat e një dite më parë të ish- kryeministrit Berisha po nga Shkodra. Shefi i opozitës u shpreh se Shkodra u përmbyt nga hapja e portave të shkarkimit të HEC- eve në kaskadën e Drinit.

Qëllimi i kësaj dalje “flash”, u provua vetëm pas pak minutave, kur kryeministri publikoi një video ku Berisha paraqitej me deklaratat e tij në dy kohë: 2010- ën kur ishte kryeministër në përmbytjet biblike në Shkodër dhe në 2022- in kur në Shkodrën e përmbytur, erdhi si lider i PD- së dhe opozitës. Pra, Rama erdhi në Shkodër për të justifikuar publikimin e një video rreth 40 sekonda, që mund ta ndiqni më poshtë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/11/VjTLACO7BICjw4ju.mp4

Pak a shumë, në garën mes “mëkatarëve” kryeministra që përmbytin Shkodrën të paktën nga 2010- a e këtej, Rama u tha shkodranëve “unë ju përmbyta, por më pak se Berisha”. Edhe pse, Rama u ndal tek 2010- a duke harruar të paktën edhe dy përmbytje të tjera, jo pak të rëndësishme, si ato të 2018- ës dhe 2021- it.

Por ashtu siç pëlqente dikur Ramës ta kujtonte, me “1 milion shuplaka” në 2013- ën, Berisha u largua nga pushteti edhe nën peshën e përmbytjes së 2010- ës, ndoshta edhe ndonjë tjetre. Rikthimi krahasimor i Ramës, kujton periudhën e para 1990- ës, kur shteti komunist, për tu mburrur me arritjet e tij, e krahasonte çdo gjë me vitin 1938, kur vendi qeverisej nga Ahmet Zogu si mbret.

Natyrisht, jemi në fushën e luftës politike. Por natyrisht, në një farë mënyre, megjithë shpopullimin, varfërinë e dyshimet e arsyeshme për tjetërsimin e votës, janë shkodranët e shqiptarët që kanë në dorë fatet e Berishës e Ramës, e përmes tyre, edhe fatet e tyre. Nëse ka akoma nga ata që besojnë se mund të jetojnë e punojnë në këtë tokë.

Përtej tifozllëkut politik, ata banorë që përmbyten thuasje rregullisht nga 2010- a dhe jo për faj të tyre, vazhdojnë të jenë me sytë nga qielli dhe nga qeveritë. Atyre nuk u interesin kush ishte kryeministër në 2010- ën, 2018- ën apo 2021- in. Ata kërkojnë të zhdëmtohen dhe që situata të tilla, të mos përsëriten më. As një herë në 100 vjet mundësisht! Një gjë është e sigurtë, as demokratë, as socialistë, as në 2010- ën e as në 2022- in, nuk i kanë thënë as Ramës e as Berishës “s’ ka problem që na përmbyte se ne jemi me ty”. /Nga Blerti DELIJA/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI+FOTO – Pjesë e grupit të grabitësve në Itali, arrestohet polici nga Lezha, merrte leje të gjata në punë…
Artikull pas: FOTO – Aksident i rëndë në “aksin e vdekjes”, plagosen 4 persona, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë…

TË FUNDIT

edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025
berisha drejtuesit politikë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe…

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025
berisha drejtuesit politikë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe…

ShkodraWeb 14 May, 2025
benet beci zgjedhje bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.