Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Bashkimi nga lart poshtë, me “misionar” atë që e çoi PD- në dhe opozitën në gjendjen e sotme…

ShkodraWeb 14 February, 2024
gaz bardhi pd 8 janar 2024

Në ditët e para të shtatorit 2021, teksa Lulzim Basha zyrtarizonte vendimin e imponuar për pezullimin e Sali Berishë nga Grupi Parlamentar i PD- së që pritej të krijohej në Kuvend pas zgjedhjeve politike të atij viti, Gazment Bardhi po bëhej gati të kthehej në një nga kundërshtarët më të vendosur të ish- kryeministrit, i shpallur “non grata” nga SHBA- të në maj të të njëjtit vit.

Sot, pas më shumë se dy viteve, Gazment Bardhi gjen “rrugën” për tu rikthyer sërish në PD- në e Rithemelimit, pas një kontributi të dukshëm, të qenësishëm edhe të mbrapshtë për të çuar PD- në në derexhenë që e dinë të gjithë. E si të mos ketë ndodhur asgjë, në krah të numrit 2 të PD- së së Rithemelimit, Flamur Noka, ndër mbështetësit e palëkundur të Doktorit, Gazment Bardhi shfaqet në Shkodër, në bastionin historik të së djathtës.

Pse iu desh kaq shumë kohë Gazment Bardhit të gjente “rrugën”? Ndoshta kjo është pyetja që bëjnë sot shumë demokratë të të gjitha niveleve, edhe nga ato që me 8 janar 2022, morën shkopinj kokës e trupit nga individë të dirigjuar e organizuar brenda selisë së PD- së me dyer e dritare të blinduara. Pse pikërisht pas vizitës në SHBA, Bardhi u shfaq fillimisht në “Rrugën e Shpresës”, më pas në selinë blu duke drejtuar mbledhjen e deputetëve demokratë? Çfarë ndryshoi në kaq pak kohë?

Dëmet që i ka shkaktuar PD- së Gazment Bardhi, janë të rënda, me pasoja afatgjata mbi dy vjet dhe nuk dihet se kur do të mbyllen. Ai ishte arkitekti- jurist i tërë sulmeve ndaj PD- së së Rithemelimit, të cilën sot, në një moment “reflektimi” e cilëson shumicë. Për shkak të tij, këmbënguljes së pashpjegueshme, PD- ja dhe fati i saj juridik, endet akoma dyerve të gjykatave.

Përmes pozicionit të tij, firmës e vulës, Lulzim Basha “u dorëhoq”, duke i lënë në dorë PD- në Bardhit, i cili në shkelje të Statutit mbi të cilin përbetohet sot, emëroi Enkelajd Alibeajn si kryetar. Me të njëjtët mekanizmi, mundësoi sërish rikthimin e Bashës në skenë e sot, i njohur nga strukturat e shtetit si përfaqësues zyrtar i PD- së.

“Të gabosh është njerëzore por të thellohesh në gabim, është djallëzore”, thotë një shprehje e famshme, e cila personifikon qasjen e Bardhit deri para disa javëve. Iu deshën më shumë se 2 vite që ai të kuptonte kush e ka shumicën e demokratëve, Basha apo Berisha, në një kohë që edhe përfaqësues të mazhorancës qeverisëse, e deklaronin hapur nga është ajo.

Gazment Bardhit iu deshën 2 vite për të shkatërruar me veprime dhe mosveprime strukturat, në të gjitha nivelet, duke dekurajuar edhe demokratët më qendrestarë nga Vermoshi në Konispol. Jo vetëm aq por edhe tani, pavarësisht se e njeh si kryetar të PD- së Rithemelimit, ai thotë se do të preferonte një lidership tjetër në vend të Berishës.

E në Shkodër, vjen e pritet si triumfator, si shpëtimtar jo vetëm i opozitës por edhe i Shqipërisë. Edhe pse e ka patur përballë nga 2013- a, sot ai u kujtua se kauza më e rëndësishme është bashkimi i PD- së dhe demokratëve përballë Edi Ramës. Sot ai u kujtua të takojë shkodranët në kafe për ti kujtuar se duhet të protestojnë me 20 shkurt.

Si çdo njeri, edhe Gazment Bardhi gabon. Është mëse normale. Por është më normale që të kërkosh ndjesë publike për të gjitha dëmet që i ka sjellë këto 2 vitet e fundit demokratëve, PD- së, opozitës, Shqipërisë së sotme dhe të neserme, duke shkatërruar forcën e parë opozitare në vend pas 45 viteve diktaturë. Duhet të bënte një ndjesë publike të thellë, fillimisht ndaj atyre që i kishte rrotull sot por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, për shembullin e keq që ka dhënë, atë të përçarjes së opozitësvetëm për interesa personale. Sot, nuk ka asnjë dyshim!

Opozita është pushteti moral i çdo vendi. Gazment Bardhi nuk mund të jetë sot simboli i bashkimit, i një bashkimi që vjen nga qendra dhe që në fakt, duhet të niste nga antarësia. Në emër të moralit, pas pranimit publik të gabimeve, Bardhi në Shkodër duhej të deklaronte dorëheqjen. Fillimisht si kryetar i Grupit Parlamentar të PD- së, më pas edhe si deputet. Do të duhej të ishte nga sot, një anëtar, militant i thjeshtë në mes demokrateve, duke “paguar” për dëmet e mëdha që i solli PD- së këto dy vjet. Vetëm kështu do të tregonte pendesë dhe do të tregonte se PD- ja vjen para interesit të tij personal.

Historia e trishtë e PD- së ka njohur edhe “epokën e gjeneralëve të 1997- ës”. Por edhe ata, nuk u ngjiten menjëherë, duke bërë pak “gavetë”, aq sa duhej, për të riparuar imazhin e tyre tek demokratët. Ndërsa sot, Gazment Bardhi erdhi sërish si gjeneral, pa iu hequr asnjë ashkël si kur dy vitet e fundit të mos ekzistonin fare. Aq më tepër, kur askush nuk i atribuon kredite apo merita brenda PD- së që kur është pjesë e forumeve të larta të saj.

Pas rreth 1 viti, ky vend do të jetë në zgjedhje. Me vulë, pa vulë, me logo, pa logo, PD- ja e Rithemelimit do të jetë pjesë e zgjedhjeve politike 2025. Llogaritë janë të thjeshta, siç edhe të shumë deputetëve aktualë apo aspirantë “të penduar”. Edhe nëse ka vulë e logo, PD- ja e Bashës vështirë të konkurrojë PD- në e Rithemelimit për numër deputetësh. Gazment Bardhi e di se ka më shumë shanse të jetë sërish deputet duke iu atashuar PD- së së Rithemelimit. Tashmë me imazhin e “misionarit të bashkimit”, e ka edhe më të lehtë të qëndrojë në maje. E përsëri, ai do të vazhdojë të jetë “i rëndësishëm”, falë votave të demokratëve.

Një pjesë e të cilëve kanë akoma të freskëta goditjen në oborrin e selisë së tyre me 8 janar 2024. E gjithë kjo, nuk mund dhe nuk duhet të merret thjesht dhe vetëm si çeshtje e demokratëve, militantëve apo simpatizantëve të PD- së. Kjo forcë politike do të vijë në pushtet pasi e synon atë. Dhe Gazment Bardhi do të jetë një qeveritar i rëndësishëm, ashtu siç edhe në 2017- ën, pas marrëveshjes së famshme të 17- 18 majit, nga ku nisi skenari që po e vuan akoma PD- ja, opozita, Shqipëria! Më mirë djepi bosh sesa djalli në të! /Shënim i ShkodraWeb/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Kështu u duk dhe vizita e sotme në Malësi të Madhe e çiftit të sapomartuar”, Anton Kokaj komenton dyshen Noka- Bardhi…
Artikull pas: NGA DOM GJERGJ META – Mungesa e narrativës së besueshme në “kronikën e zezë”…

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.