Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – A e meritonte Tereza, vajza e Gegë Marubit një ceremonial publik në ditën e fundit në këtë botë…?

ShkodraWeb 11 March, 2023
tereze marubi 1

Çdokush vjen vetëm në këtë botë dhe po kështu ikën. Kjo vlen për çdo individ, pavarësisht ndikimit që mund të ketë patur në një komunitet, shtet apo komb. Kështu është ndërtuar jeta, qoftë në kuptimin njerëzor por edhe atë hyjnor. Megjithatë, ka individë që meritojnë dhe marrin një vlerësim, nderim publik edhe në ditën e fundit në këtë botë.

Shkodra si qytet, ka krenari që e identifikojnë në Shqipëri por edhe përtej saj. Mes tyre, është dinastia e mirënjohur Marubi, ndërtuar nga një italian i shkodranizuar me emrin Pietro Marubbi në 1880, me mbërritjen në qytetin më të madh verior. Për të kuptuar rëndësinë, arti i tij i fotografisë ecte paralel me vëllezërit Lumiere, të konsideruar shpikës të artit të kinematografisë.

Rastësia apo fati solli që ndihmës i Pietro Marubbi, të jetë një i ri shkodran, i familjes Kodheli, Keli, i cili trashëgoi gjithçka, edhe mbiemrin e mjeshtrit të fotografisë. E kështu, dinastia Marubi do të vijonte pandërprerje, duke ruajtur e dokumentuar me profesionalizëm e fanazitëm, ngjarje dhe personazhe të rëndësishme e me ndikim në historinë tonë. E sot, Fototeka Kombëtare “Marubi”, është ndoshta tërheqja më e madhe që ofron Shkodra, sigurisht një vis me të cilin me të drejtë mburremi edhe përtej Shqipërisë.

Ishte viti 1972 kur Gegë Marubi, i fali (ka dyshime se iu imponua nga regjimi i asaj kohe) rreth 150 mijë negativë në xham por edhe fotografi shtetit. Ishte pikënisja e krijimit të Fototekës “Marubi”, e cila me 10 maj 2016, përmes një ceremonie pompoze me personalitete, në prani edhe të pinjolles së fundit të dinastisë, Tereza Marubi, u vendos në mjediset ku është edhe sot, në zemër të pedonales “Kolë Idromeno”.

Atë ditë, Tereza Marubi natyrshëm ishte figura qendrore e eventit. Rrethuar me hierarkët më të lartë të shtetit, të cilët vlerësonin me superlativa Marubët për trashëgiminë e jashtëzakonshme që i lanë Shkodrës, Shqipërisë, kombit e shqiptarisë.

Vetëm pak orë më parë, u mësua se Tereza Marubi, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta. Nuk ishte një personazh i zakonshëm, edhe përtej geneve të Marubit të famshëm që mbartte. Ndikimi i saj në këtë qytet dhe në rajon, nuk ka qenë i parëndësishëm. Ajo ishte drejtues e Uzinës së Telave në Shkodër, një gjigand (për kohën) i punësimit, kushteve të punës por edhe cilësisë. Nuk ka një shifër të saktë, por mendohet se qindra punëtorë kontribuonin jo vetëm për vendin por edhe eksportin. Po ashtu, në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve në 1990- ën, Tereza Marubi ishte kryetare e Komitetit Ekzekutiv, pak a shumë si kryetare e bashkisë Shkodër sot. Pavarësisht periudhës së vështirë që po kalonte vendi, asnjë nga dëshmitarët e kohës, nuk e anatemuan negativisht rolin e rëndësishëm të pinjolles së Marubëve. Po ashtu, në vitet 2004-2010 punoi si specialiste kimiste për mbrojtjen e negativëve pranë Fototekës “Marubi”. Në nivel kombëtar, ka qenë anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor të kohës, parlamenti i sotëm i Shqipërisë, sa për krahasim.

A e meritonte Tereza Marubi një vlerësim, nderim publik në ditën e fundit në këtë botë? A e meritonte ti organizohej një ceremonial zyrtar në mjediset e Prefektursë apo Bashkisë Shkodër (ish- Komiteti Ekzekutiv) ku e ndjera drejtoi në kushte mjaft të vështira? A duhej që të paktën ministrja e Kulturës të ishte e pranishme në lamtumirën e saj, kryetari i bashkisë apo përfaqësues zyrtar të institucioneve?

Me një shikim të shpejtë në rrjetet sociale, konstaton se shumë pak janë kujtuar në këtë ditë të mbrame të së fundmes së Marubëve në këtë botë. Ka vetëm postime fotosh të së kaluarës dhe ndonjë rresht, në jo pak ryste, copy- paste nga portale. Sigurisht, një pjesë nuk i shpëtojnë dot ngarkesës së të kaluarës, duke e identifikuar të ndjerën me periudhën para 1990- ës, për shkak të pozicioneve. Pjesa tjetër, mesa duket është pre e harresës, aq më shumë kur mungon një votë hipotetikisht.

Sigurisht, është cinike. Por është e turpshme që ky qytet, nuk nderon bijtë e bijat e veta. As ata me kontribute të dukshme publike dhe të shtrira në kohë përmes zinxhirit familjar, siç është rasti i Tereza Marubit, vajzës së Gegë Marubit. Vetëm kaq do të mjaftonte që e ndjera të kishte një nderim publik, një ceremonial zyrtar. Duke i bërë nder Shkodrës por edhe mëkatarëve në vite. /Nga Blerti DELIJA/

P.S. A ka ndonjë titull, medalje, vlerësim nga institucionet qendrore apo vendore, së gjalli apo së vdekuri Pietro, Kel, Gegë, Tereza Marubi që nga viti 1990 e këtej?!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune, 11 mars 2023…
Artikull pas: DOKUMENTI – “Basha është dorëhequr…”, Alibeaj letër Celibashit të KQZ- së: Nuk plotësojmë dokumentacion, është i regullt

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.