Vijon pa ndërprerë Óperácioni Fórca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënúar apo akúzúar për krìm të orgánizuar apo krìmé të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjédhjá me dhúné”;
– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjédhjá me ármë”;
– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjédhjá me àrmë, e kryer në bashkëpunim”;
– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krímét e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Àrrest në búrg”, për veprat penale “Shtrèngím me anë të kánósjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar krìmínál” dhe “Kryerja e veprave pènále nga organizata krìmínále apo grupi i strukturuar krìmínál”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkúestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krímì, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe ópèracionet èkzékútive që do të kryejë.