Pas takimit të sotëm tre orësh lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Isa Mustafa nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa do të zhvillohet një tjetër takim ditën e nesërme.
Marrëveshja nuk është arritur as pas gati tre muajve bisedime, edhe pse të dy subjektet kohë më parë patën deklaruar se janë pajtuar për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.
“Në fund të takimit jemi pajtuar që të takohemi nesër edhe njëherë. Për detaje të takimit do t’ju lajmërojmë nesër paradite edhe njëherë. Nuk kam detaje të tjera për momentin”, tha Mustafa pas takimit.