
Nuk dua të gjykoj askënd për të shkuarën, vendimet e gabuara politike nuk zhbëhen dot sado të drejtojë gishtin e të kërkoj fajtorin, ama sot po, sot kam të drejte të flas e të çoj zanin tem, edhe pse mbase është i vetëm…
Ka vazhduar turin e takimeve gjasme pas një reflektimi të thellë dhe rikthehet si shpëtimi i Partisë Demokratike, Ai që e ka dëshmuar qartazi se as nuk njeh bazën e as ata që i qendruan në krah në ditët e mira e në ditët më të vështira. Ai që nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve.
Është kaq i pavërtetë në at çka bën dhe thotë, aq sa edhe kur gjoja pretendon të kthehet dhe ka nevojë për mbështetjen e çdo demokrati, zgjedh ti drejtohet disa të panjohurve, të cilët pjesën më të madhe nuk i njohim, nuk i mbajmë mend në takimet, aksionet opozitare apo fushatat zgjedhore.
Është kaq e dhimbshme dhe fyese në të njëjtën kohë, kur demokratët vazhdojnë të merren për të mirëqenë dhe përceptohen thjeshtë si numra, ndërkohë Lulzim Basha rikthehet fuqishëm, duke zbatuar me përpikmëri skenarin e rradhës për të marre dhe një herë drejtimin e PD.
I nderuar zoti Basha, reflektimet e thella siç edhe e thua vetë, fillojnë duke afruar dhe iu drejtuar vërtetësisht së pari bashkëpunëtorëve të tu që të ndoqën dhe mbështetën në ditët e tua të mira e më të vështira, pastaj le të hapet partia…
Ajo çfarë mendoj se i mungon më së shumti lidershipit tuaj është krijimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të vërteta me njerëzit, e vetëm atëherë, mbase vetëm atëherë do arrish të bëhesh një lider i vërtetë. Gjithsesi, besoj se koha nuk është më në favorin tënd e as të demokratëve.
Miqësisht, një ish- mbështetëse e juaja, e cila me ardhjen tuaj në krye të PD, pas 17 viteve kontribut modest por të vërtetë, zgjedh të largohet nga angazhimi politik. /Nga Benardeta SYKU, ish- nënkryetare e FRPDSH- së, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!