Stefano Marguccio, ka qenë konsull i Italisë në Shkodër deri në fund të vitit 2010. Ai ka qenë mjaft aktiv në jetën e qytetit, ndërsa është njohur për pasionin e tij për kuajt.
Pas largimit nga Shkodra në mbarim të misionit diplomatik, Marguccio ka vijuar karrierën e tij. Ndërkohë, para pak orëve, në rrjetet sociale ai ka treguar një periudhë të vështirë të jetës së tij, përballjen me tumorin.
Po ashtu, ai tregon për një ëndërr, të cilën ka nisur ta realizojë por ka nevojë për mbështetje, edhe të miqve të shumtë që pati në Shkodër dhe në Shqipëri gjatë sherbimit të tij diplomatik. Më poshtë, publikimi në Facebook i Stefano Marguccio:
Përpara se të nisni të lexoni, ju kërkoj menjëherë ndjesë. E dini se sa person i matur jam. Jam shumë i hapur për punën por tmerrësisht i ndrojtur. Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet e pakërkuara në sferën personale dhe nuk më pëlqen të ndërhyj tek ajo e të tjerëve. Ju kërkoj ndjesë paraprakisht dhe nëse mundeni lexojeni, ju kërkoj 10 minuta.
Në 2019- ën, me 3 tetor (disa data nuk harrohen), më është diagnostikuar një tumor. Gjendesha në Venezuelë dhe mendoja se kisha një problem të vazhdueshëm e shqetësues me “bërrylin e tenistit” dhe në fakt jo: një tumor. Shkencës i janë dashur gati tre muaj të më tregonte çfarë lloj tumori ishte. Në fillim dukej i kockave dhe nuk përjashtohej se duhej prerë krahu i djathtë.
Prej muajsh e përdorja me vështirësi atë krah, madje edhe për tu krehur ose të ngrija lugën për të ngrënë, isha gati edhe ta prisja krahun për tu lehtësuar. Në fund, isha fatlum: rezultoi se ishte një tumor në gjak, një linfomë non-Hodgkin, e përhapur me qeliza B (mu deshën disa muaj edhe vetëm për ta memorizuar emrin). Një formë agresive, me mundësi mbijetese në mes 70-80%, që do të thotë me mundësi vdekje 20-30%.
Në janar 2020 ishte tek berberi për tu qethur zero para se të filloja kimioterapinë. E lashë mjekrën, e cila pas disa javëve nisi të bjerë në tokë si borë që më lëmonte gushën. “Vallëzimi” kishte nisur. Deri në gusht 2020, në mes të pandemisë, jam kuruar: 6 cikle kimioterapie dhe një muaj radioterapi (nuk më kujtohet se sa seanca).
Tumori je ti. Është një grup qelizash tuaja që vendosin të të eliminojnë sepse janë mërzitur me ty. Me mënyrën tënde të të menduarit, me ndjenjën tënde të fajit, jetën që bën. Terapitë, të cilat të dobësojnë, humbja e flokëve, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, të kurojnë me çmimin e vjedhjes së identitetit. Njerëzit ose nuk të njohin më, ose nëse të njohin, të detyrojnë të flasësh vetëm për tumorin. Ti zhdukesh dhe është vetëm sëmundja, që njënjon javët dhe bisedat tuaja. Ndërkohë, vdekja të merr për dore (ajo 20-30% që thamë më siprë), të nxjerr në shëtitje dhe të pyet: dëshiron vertetë të jetosh? Si do të doje të jetoje?
Kur terapia përfundon, mjekët të thonë se gjithçka shkoi mirë, flokët dhe mjekra të rriten si pushi i një fëmije, kupton se të është dhënë një tjetër mundësi. Çdo gjë ka një shije të jashtëzakonshme, çdo rreze dielli, çdo përqafim, gjithçka është një dhuratë dhe ti je gati të revolucionarizosh gjithçka. Dëshiron të ndryshosh jetën, të ndryshosh botën mbarë: si ka mundësi që njerëzit nuk e kuptojnë dhuratën që kanë marrë?
Meqenëse jam një person konkrtizues, në atë moment zjarri të shenjtë, nisa të kërkoj dikë që mund të kuptonte se si ndjehesha. Duke folur me të, isha i sigurtë se do të gjeja diçka konkrete që të kanalizoja këtë zjarr në botë. Herën e fundit ishim parë në Nju Jork dhe kishim simuluar një takim Itali- Zvicër që të mund të shiheshim. Ishte një koleg zvicerian që kisha takuar 10 vite më parë, më i moshuar se unë, që gjendej ekzaktësisht në të njëjta kishte në 2010- ën kur e kam njohur: Ishte në rikuperim nga një tumor dhe kishte në trup e një super të riu.
Kërkoj në internet dhe shoh që është nër Romë. I shkruaj një mail dhe marr një ftesë për darkë në një rreth të ngushtë. Janë persona që nuk është nevoja ti frekuentosh çdo ditë për të kuptuar se merresh vesh me ta. Miku im zvicerian, është njëri prej tyre. Sapo kalova pragun e shtëpisë, i thashë: Atëherë, çfarë do bëjmë?
Aty ndodh mrekullia. Më thotë se ka muaj që po punon për themelimin e një fondacioni të lindur nga konsultimi i mëse 80 personave të rinj e më pak të rinj që e kanë goditur në jetën e tij profesionale. Një proces ringritjeje për të promovuar projekte me impakt mbi tema të zhvillimit, mbrojtjes së mjedisit dhe të shendetit mendor me një qasje shumëplanëshe, shumë brezash dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Fatkeqësisht ideja ishte përplasur me pandeminë dhe në nevojën e mbledhjes së 100 mijë frangave që janë kapitali minimal për të themeluar një fondacion në të drejtën zviceriane. Atë natë ka lindur Blue Arbor Foundation (https://www.bluearbor.org/), të paktën në zemrën time.
Juridikisht ia kemi dalë ta inaugurojmë në pranverën e 2021- it. Kemi punësuar një drejtore të re të shkëlqyeshmedhe kemi nisur të punojmë. Në mes fundit të 2023- it dhe fillimit të 2024- it, do të inaugurojmë dy projekte: Një strehë për tu rilidhur me natyrën dhe punuar për shendetin mendor në një luginë magjepëse pranë të bukurës Finalborgo në Liguria dhe një hapësirë takimesh për të rizbuluar traditat malësore të Bre, një fshat shumë i bukur mbi Luganon.
Dy projektet do të nisin të jenë të qendrueshëm ekonomikisht vetëm nga fundi i 2024- it dhe ndërkohë, kemi nevojë për fonde. Dhe këtu filloj të kërkoj ndjesë: sepse e kam shkruar të gjithë këtë për t’ ju kërkuar të më jepni një dorë. Nuk kam miq dhe të afërm të pasur që mund të dhurojnë 10 mijë euro, por në jetën time endacake kam njohur shumë njerët që, në vend të më nxjerrin jashtë për darkë, mund të kontribuojnë me 30- 40 euro për ti dhënë oksigjen fondacionit. Ju lutem: bëjeni!
Prej pak muajsh jam emëruar president i Këshillit të fondacionit. Me mua në Këshill, janë dy pedagogë universiteti, noteri më i bukur dhe i aftë i Luganos, një burrë që ka lënë gjithçka për ti dedikuar kohën e tij për ti mësuar njerëzve se sa është i rëndësishëm uji i ëmbël (dhe e bën duke notuar në të gjitha rrjedhat më të mëdha të lumenjve dhe liqeneve të Europës), një e re e diplomuar në gjeologji, e cila malet përveç se i studion, pëlqen edhe ti ngjitë dhe presidentja e WWF zvicerian.
I vetmi person që paguhet është drejtorja jonë, por në realitet të gjithë pasurohemi në ëndrra, humor të mirë dhe dëshirë për të jetuar sa herë që i dedikojmë ndonjë orë fondacionit. Është një kalim kohe për pasanikë të frsutruar, por një ëndërr e madhe me të cilën duam të përmirësojmë botën që na rrethon dhe krijuar një urë frytdhënëse mes brezit të 40–60 vjeçarëve me atë të 20- vjeçarëve.
Kërkoj ndjesë sërish dhe po ju kërkoj sërish një kontirbut. Atë që keni mundësi. Shpresoj që në këtë mënyrë, t’ju bëj pjesë të një ëndrre. https://cardioid-tan-hp8g.squarespace.com/checkout/donate…(ky link për të kontribuar me një kartë krediti)
Natyrisht, çdokush që dëshiron të kontribuojë për fondacionin me ide, orë pune dhe të tjera, është i mirëseardhur. Kemi tashmë disa vullnetarë që i kanë dedikuar kohën e tyre të vlefshme për ta rritur. Ju siguroj se është diçka ngjitëse edhe për atë që nuk ka shëtitur kurrë dorë për dorë me vdekjen. Nëse keni nevojë për ndonjë informacion më shumë, mos hezitoni të më shkruani këtu ose në privat.
Ju dua shumë,
Stefano Marguccio.
P.S. Nëse mendoni se ka kuptim të shpërndani këtë postim, bëjeni pa problem. /Përgatitur, përkthyer e përshtatur nga ShkodraWeb/