Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nuk ka asgjë të keqe të porositet një sondazh para zgjedhjeve, por aritmetika e shifrave minimalisht duhet të njihet…

ShkodraWeb 17 February, 2022
bashkia shkoder sondazh Kompania Pipos Prishtina

Nuk është sekret se në shumicën e rasteve sondazhet para zgjedhjeve por edhe exit- poll- et pas ditës së zgjedhjeve, nuk janë të sakta. Jo pak syresh janë të porositura, të blera, të shitura dhe vetë ne shqiptarët, nuk jemi aq të sinqertë të tregojmë për kë do të votojmë apo për kë votuam. Duhet të kalojnë edhe shumë vite që edhe në këtë sektor, të përafrohemi me vendet e zhvilluara.

Sot është publikuar sondazhi i radhës për zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër me 6 mars 2022. Kompania Pipos Prishtina, një nga më të njohurat në Kosovë për kryerjen e sondazheve paraelektorale, ka realizuar sondazhin e radhës. Interesant është fakti shifrave të publikuara, të cilat duke i krahasuar me ato të vitit 2015, thjeshtë “fusin ujë”.

Zgjedhjet vendore kanë specifika të ndryshme nga ato politike dhe krahasimi më i mundshëm është me paraardhëset. Me kandidatë alternativë, zgjedhjet më të fundit janë ato të 2015- ës. Në 2019- ën, edhe pse e vetme në garë, PS nuk fitoi dot në Shkodër. Arsyet dihen.

Sipas këtij sondazhi, dy kandidatët e të djathtës së bashku, arrijnë në 57,3% të totalit të votave. Meqenëse nuk mund të parashikojmë pjesëmarrjen në zgjedhje, rruga e vetme e gjykimit të shifrave është përqindja, kjo në parantezë. Nga të gjithë faktorët, këto zgjedhje shihen më shumë politike, për logon, partinë apo koalicionin se për individin.

Po si ka dalë ky rezultat? Ngjan pak a shumë me “kam një kungulleshë”… Duke u futur në faqen zyrtare të KQZ- së, veren se kandidati i PD- së së bashkuar plotësisht në atë kohë, në 2015- ën pra, ka marrë 56,39% të votave. Pavarërisht përçarjes së fortë në PD, akuza e e kundërakuzave mes palëve, 2 PD- të paralele, marrin sivjet 0,91% më shumë vota?! Këtu është e çara e parë, lehtësisht e identifikueshme e sondazhit nga Kompania Pipos Prishtina.

Ecim më tej. Në 2015- ën, kandidatja e PS+ LSI mori 41,06% të votave. Për të mos u shpallur fituese PS-ja nga ky sondazh sivjet, duhet ti hiqen disa pikë sepse me 41% Kompania Pipos Prishtina do të bënte autogol, duke mos shpallur fitues porositësin e sondazhit. Shumë mirë, edhe me këtë zbritje 4,76%, kandidatja e PS- së nuk fiton. Po ku u zhduk kjo përqindje?! PD krahasuar me 2015- ën ka rritje me dy kandidatët e saj me 0,91%, PS- ja paska rënie me 4,76% meqë LSI sivjet është nga krahu tjetër me “Shtëpia e Lirisë”, po ku u zhduk kjo përqindje që nuk reflektohet? A mos duhej që përllogaritësi i rezultateve të sondazhit t’ i kalonte kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD- së ose të “Shtëpia e Lirisë”? Me logjikë, po. Por që dy kandidatët e djathtë të arrinin rreth 62% të votave, kur dihet si u ndanë zgjedhjet e 2021- it, sondazhi do të bëhej më shumë se qesharak. Mos u ngutni, se kemi të pavendosurit, të cilët duhet të dalin ekzakt 6,40% që të plotësohet 100% i plotë. Kjo është e çara e dytë e sondazhit nga Kompania Pipos Prishtina.

Për të shkuar tek numri i votave, në 2015- ën votuan në total për këshillin bashkiak të Shkodrës 70030 vetë, përfshi edhe votat e pavlefshme. Mes tyre, LSI që sivjet duhet të bashkojë votat me “Shtëpinë e Lirisë”, mori 17,52%. Me aritmetikë të thjeshtë, kandidati i “Shtëpia e Lirisë” sipas sondazhit Kompania Pipos Prishtina, shton numrat në këtë krah me vetëm 0,78% ose numër votash 546 mbi rezultatin e LSi- së në 2015- ën. Pra, më pak se numri i demokratëve që e votuan në primare. Këtu varka “çahet” plotësisht dhe fundoset nën ujë.

Morali? Sigurisht që mund të pororsitësh sondazh, mund të zgjedhësh kompani të njohur shumë apo pak. Por matematika duhet përdorur mirë, edhe pak logjikë. Sepse 7×7 nuk bëjnë… /Nga Sokol N. SOKOLI/

P.S. Edhe grafikisht, ngjyrat nuk janë përshtatur shumë me partitë apo koalicionet që marrin pjesë në zgjedhje. Mbase e kanë bërë me ngut ose një grafist që nuk njeh ngjyrat e partive politike në Shqipëri. Apo kush e hëngri, e hëngri…sondazhin e radhës.

Post navigation

Previous: “E kam ndjekur çdo ndeshje”, nëna e Armando Brojës i thotë të gjitha për djalin: Momenti më i vështirë ka qenë kur luante me Chelsea dhe…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 18 shkurt 2022…

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.