“Të dashur miq!
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.
Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.
Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.
Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës u përball dy herë në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, më 6 maj dhe më 7 qershor. Gjatë vlerësimit të pasurisë, KPK konstatoi probleme të vogla me deklarimin e pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme prej 1.6 milionë lekësh.
Rihapja e hetimeve për kriterin profesional duket se e rëndoi pozitën e Vjerdhës, pasi KPK mori në shqyrtim lehtësimin e akuzave për Sokol Mjacajn në vitin 2010 dhe dy denoncime nga publiku., siç shkruan reporter.al.
Relatori i çështjes theksoi se Apeli e kishte ndryshuar dënimin e Mjacajt nga 10 vjet burg që kishte vendosur shkalla e parë, në 4 vjet heqje lirie. Pak kohë pasi ky shtetas doli nga burgu, ai ekzekutoi dy turistë çekë në Prekal të Dukagjinit.
Vjerdha e mbrojti procesin në Apel ndaj Mjacajt, duke e quajtur atë model. Ai ngulmoi se Sokol Mjacaj nuk kishte qenë bashkëpunëtor vrasjen e vitit 2010, ndërsa shtoi se për vrasjen e dy turistëve çekë ai u dënua me burgim të përjetshëm nga një trupë gjykuese ku pjesë kishte qenë edhe vetë.
KPK shqyrtoi gjithashtu dy denoncime nga publiku; e para e bërë nga një avokat për një çështje të vitit 2007 dhe e dyta për një çështje civile. I vendosur përballë pyetjeve për shkelje të mundshme të etikës. /Postuar në Facebook nga Fuat Vjerdha/