Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Nuk duhet të kemi frikë nga Tirana…”, derbi i Shqipërisë, flet kapiteni Gurishta: Është viti i fundit i kontratës me Vllazninë

ShkodraWeb 21 April, 2023
sedloski-gurishta

Vllaznia dhe Tirana do të luajnë “klasiken” e Shqipërisë ditën e nesërme, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Në konferencën për shtyp, kapiteni i kuqebluve, Erdenis Gurishta, u shpreh se skuadra nuk duhet të ketë frike përballë bardhebluve dhe se gjithashtu ky ishte viti i fundit me Vllazninë në kontratë.

“Nuk isha mësuar ta shikoja nga tribuna. Ishte ndeshja e parë ë mungoja këtë sezon për shkak kartonësh. Gjithsesi rikthehem për ta ndihmuar ekipin dhe për të marrë atë që të gjithë kërkojnë.

Afrimi i trajnerit të ri vjen në një moment që jemi nga fundi i kampionatit. Dhe nuk është e lehtë që vjen një trajneri i ri dhe të fusë idetë e tij te skuadra. Më vjen mirë që ekipi e ka kuptuar idenë e trajnerit për lojën dhe kjo është shumë pozitive, sepse në seanca stërvitore ka shumë optimizëm. Trajneri i ri nuk ka nevojë për më shumë komplimente. Duhet të tregojmë realisht se sa vlen ky trajner.

Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit. E vendosin episodet. Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen. Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo.

Unë jam një djalë i motivuar, jo vetëm unë por gjithë ekipi. Duhet të jemi të përqendruar që të përballemi me të gjitha ato episodet që na shfaq ndeshja. Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Nuk është kot në krye të tabelës. Ka sulmin më të mirë, por realisht ne nuk i kemi frikë. Tre ndeshjet e kaluara kundër Tiranës kemi marrë dy fitore një barazim. Kështu që realisht nuk duhet të kemi frikë, por duhet të futemi në fushë me besim dhe përqendrim. E vetmja zgjidhje është tre-pikëshi.

Sigurisht që është një javë vendimtare. Ne kemi objektivat tonë, si në kampionat, si në Kupë. Duhet të realizojmë objektivat minimal që është Kupat e Europës. Duhet ta realizojmë nga kampionati, pastaj është edhe Kupa. Të përfundojmë ndeshjen me Tiranën, pastaj të mendojmë për Kupën.

Kërkoj nga tifozët që të vijnë në stadium, sepse ne realisht kemi nevojë për ata. E dinë shumë mirë rëndësinë e ndeshjes dhe uroj që në fund të ndeshjes t’ia shpërblejmë dhe të festojmë.

Jam shumë i përqendruar te ky kampionat. Të arrijmë objektivat. Është viti i fundit me Vllazninë. Kontrata ime mbaron në maj. Do mbaroj këtë kampionat dhe pas kësaj do ulemi e të flasim”, u shpreh Gurishta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Biznesmeni i ekzekutuar në Lezhë u mbajt nën vëzhgim për një javë, detaje të reja nga ngjarja e rëndë…
Artikull pas: EMRAT – Pas një konflikti mes kushërinjve, dy të rinj plagosen me thikë njëri- tjetrin dhe përfundojnë në spital…

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.